Europa Postuar më 15 Qershor 2022, 15:03

Unioni bankar i BE/ Analistët: Nuk ka “vdekur” por aktualisht është në gjumë!

Nga SCAN TV

Unioni Bankar nuk është ende një realitet. I konceptuar për të mos lejuar transferimin tek taksapaguesit të kostove për shpëtimin e bankave në falimentim, dhe pse i prezantuar si projekt në 2012-ën, ai nuk është ende aktiv

Shtysa dhjetë vjeçare e Bashkimit Europian për kompletimin e një tregu bankar të unifikuar, është e destinuar të frenojë sërish. Por sipas zyrtarëve në Bruksel, kjo nuk nënkupton se iniciativa ka vdekur, por thjesht ndodhet në gjumë

Planet për një union bankar u prezantuan në vitin 2012 për të krijuar një sistem të vetëm rregullator të institucioneve kryesore në zonën euro, për të garantuar mos transferimin tek taksapaguesit të kostove për shpëtimin e bankave në falimentim, si ndodhi gjatë krizës financiare globale.

Banka qendrore europiane u bë autoriteti rregullator kryesore për bankat e mëdha në zonën euro si UniCredit, Bnp Paribas e Deutsche Bank, përveç se një autoritet monitorues i veçantë për menaxhimin e institucioneve kredituese në vështirësi.

Gjithsesi përpjekjet për të vendosur shtyllën e fundit të Unionit Bankar, një sistem europian sigurimi të depozitave i financuar nga bankat për të dëmshpërblyer klientët e një banke të falimentuar, janë bllokuar vazhdimisht, me Gjermaninë e cila është e shqetësuar se do të jetë e detyruar të shpëtojë banka të vendeve të tjera anëtare.

Ministrat e Financës të zonës euro synojnë të miratojnë të enjten në Luksemburg një plan të kompletuar i hetuar në muajin prill, për një udhërrëfyes që do të lejojë aktivizimin e të gjitha elementeve të Unionit Bankar.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=QwqhO7w_vgs

Sondazh

Poll
Europa 15 Qershor

Bursat europiane, në rritje të lehtë!

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas disa ditësh në rënie të vëzhdueshme. Kujdesi është i lartë, në pritje të përfundimit të takimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat