“Arratisja” e kuzhinierëve nga Kosova - Një pjesë e madhe e tyre zgjedhin të punojnë në bregdet për sezonin veror
Gastronomia në Kosovë po përjeton goditjen e radhës me një pjesë të madhe të personelit që zgjedhin të punojnë në vendet bregdetare gjatë sezonit të verës. Sipas analistëve në vend kjo nuk lidhet dhe aq me ndryshimin e pagës, por me faktin se mund të kombinohet puna me pushimet.
Kriza për mungesë personeli ka prekur aktualisht dhe sektorin e gastronomisë në Kosovë. Kjo është goditja e radhës duke marrë parasysh fillimisht pandeminë e Covid si dhe cmimet e rritura të produkteve.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoci në një deklaratë për mediat në vend konfirmoi mungesën e punëtorëve në gastronomi.
Ai shtoi se në përkeqësimin e situatës ndikon dhe sezoni i verës, duke bërë që një numër i madh i kuzhinierëve por dhe kamarierë të zgjedhin të punojnë në vende bregdetare. Sipas tij nuk është vetëm paga që i shtyn ata të largohen por dhe fakti që mund të punojnë dhe të shijojnë plazhin njëkohësisht.
Sipas analistëve në Kosovë, nuk ka një ndryshim të madh mes pagave që jepen në vend dhe atyre në Shqipëri për personelin e këtij sektori.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=qp4XQnMFnjw
Sondazh

Gruri si një armë: Ana tjetër e medaljes e luftës në Ukrainë!
Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, pjesa më e madhe e vendeve diskutojnë se si të fitojnë pavarësinë prodhuese. Një nga pasojat e konfliktit është dhe......

Unioni bankar i BE/ Analistët: Nuk ka “vdekur” por aktualisht është në gjumë!
Unioni Bankar nuk është ende një realitet. I konceptuar për të mos lejuar transferimin tek taksapaguesit të kostove për shpëtimin e bankave në falimentim, dhe......

Cilët janë 3 sektorët më tërheqës për investime? - BB orienton investitorët drejt turizmit. Ibrahimaj: Potencial për resorte të mëdha!
Banka Botërore ka identifikuar tre sektorë kryesorë në vendin tonë të cilat janë më tërheqës për investitorët për t’i zhvilluar më tej dhe për të krijuar......

Pengesat që frenojnë investimet në Shqipëri - BB: Taksat e larta dhe informaliteti, ja ku duhet ndërhyrë!
Pavarësisht progresit prej dekadash, Shqipëria vazhdon të përballet me problem serioze strukturore në ekonominë e saj dhe mungesë politikash funksionale.......

“Shpërthen” mikrokredia, 270 mijë hua në një vit - Huatë e reja rritje me 91%, mbi 50% u morën nga individë, miratimi në pak minuta
Vëllimi i huave të reja në sektorin e mikrokredisë thuajse është dyfishuar gjatë vitit të shkuar. Me 270 mijë hua të dhëna në harkun e 12 muajve, sektori i......

Çmimet “tejngopin” arkën e shtetit/ 346 mln euro më shumë këtë vit, 115 mln euro vetëm nga TVSH. Investimet bien
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, qeveria shqiptare ka arkëtuar rreth 41 miliardë lekë, ose 346 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e një viti më......

Shqipëria vendos rekord! Gjobë 2 miliardë lekë për të dhënat personale - Ligji i ri: Lind ‘e drejta për t’u harruar’ në rrjetet sociale
Pas skandaleve të të dhënave personale si dalja e listës së pagave, targave të automjeteve apo numrave të telefonit, qeveria shqiptare ka përgatitur një ligj......

Shqipëria bëhet më paqësore/ Indeksi: Renditemi në vend të 41 në botë dhe të dytët në rajon, fitojmë tre pozicione nga edicioni i kaluar
“Indeksi Global i Paqes” për vitin 2022 e pozicionon Shqipërinë në vend të 41 mes 163 vendeve të marra në total. Në hartën globale vendi ynë përcaktohet me......