Bota Postuar më 15 Qershor 2022, 15:12

Bitcoin: Tregu po përjeton një rënie të re - Situata në përgjithësi vlerësohet si negative nga analistët ekonomikë

Nga SCAN TV

Çmimi i Bitcoin është ulur 28% nga një javë më parë, dhe tani është -67% nga nivelet më të larta që nga nëntori. Analistë dhe ekspertë e vlerësojnë situatën e përgjithshme si negative, duke ulur pritshmëritë për një rimëkëmbje brenda një kohe të shkurtër

Situata teknike e bitcoin mbetet negative. Çmimet, pasi shënuan rënie për sa i përket suporteve të rëndësishme grafike të regjistruara fillimisht në 29.500 – 29.300 dollarë dhe më pas në nivelin 28.200 – 28.000, në fakt kanë pësuar një rënie të madhe dhe kanë rënë nën 21 mijë dollarë. Analiza sasiore nxjerr në pah një forcim të rrezikshëm të presionit të rënies  - Macd, Parabolic Sar dhe Vortex janë në fakt në një pozicion të qartë të shkurtër - vetëm mbishitja e fortë në afat të shkurtër mund të parandalojë një kolaps të mëtejshëm dhe favorizojnë një fazë anësore të konsolidimit.

Gjë që do të kishte si objektiv  të parë frenimin në pragun e rëndësishëm psikologjik prej 20 mijë dollarësh. Çdo rikuperim do të përballet me një rezistencë të parë në nivelin 24.000 – 24.300 dollarë. Përpara se të mund të fillojë një ngjitje me një këmbëngulje të caktuar, do të jetë e nevojshme një fazë e përshtatshme e riakumulimit. Nga pikëpamja grafike, në fakt, vetëm kthimi mbi 31.500 dollarë mund të shkaktojë një përmbysje të trendit rritës

Shifrat rekord të inflacionit nga SHBA e ulën atë në 29 mijë dollarë të premten përpara se situata të merrte një kthesë tjetër për keq gjatë fundjavës dhe të hënën. Një ditë më parë bitcoin humbi një pjesë tjetër të konsiderueshme të vlerës dhe u hodhën në pak më pak se 21 mijë dollarë, duke rezultuar në mbi 1 miliard dollarë likuidimet.

Kapitali i tregut është ulur në 430 miliardë dollarë dhe dominimi i tij është zvogëluar me 2% brenda një dite.

SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=3SHMBzwgcaA

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat