Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Vendimi i FED për rritjen e interesave ishte i pritshëm nga investitorët
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi vendimi i Rezervës Federale për të rritur normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, ishte në linjë më parashikimet e analistëve. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rritje me 0.5%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sërish sektori bankat dhe ai i shërbimeve.
Gjatë tregtisë amerikane një ditë më parë, pati luhatshmëri pas vendimit të Rezervës Federale, por më pas tregjet u rikthyen në territor pozitiv. Gjatë fjalës së tij, shefi i Rezervës Federale tha se rritja e normës referencë të interesit me 75 pikë bazë ishte e pazakontë, që me shumë mundësi nuk do të ndodhë sërish në të ardhmen. Gjithashtu, Poëell shtoi se vendimet do të merren takim pas takimi dhe banka qëndrore do të komunikojë sa më qartë të jetë e mundur.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme pritet të komunikojë vendimet e saj edhe Banka e Anglisë dhe disa banka të tjera anembanë botës. Investitorët po presin edhe disa të dhëna në Europë mbi shitjen e automjeteve për muajin maj dhe rritjen e pagave në Eurozonë për tremujorin e parë të vitit.
SCAN
Sondazh

Zbulohet në Mars “syri i njeriut”!
Agjencia europiane e hapësirës ESA ka publikuar një foto të realizuar në malësitë jugore të Marsit nga orbiteri Mars Express. Ky imazh tregon qartë një objekt......

Shkencëtarët zbulojnë se konsumimi i tepërt i peshkut mund të çojë në kancer të lëkurës!
Konsumimi i lartë i peshkut mund të shoqërohet me një rrezik të shtuar të melanomës. Studiuesit e Universitetit Brown zbuluan se ata me një konsum ditor të......

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan - Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë!
Qeveria gjermane vendosi të dërgojë deri në 50 ushtarë në misionin paqeruajtës EUFOR/Althea në Bosnjë-Hercegovinë. Qëllimi është ruajtja e stabilitetit në prag......

Rikuperojnë ndjeshëm valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Monedha europiane ka rikuperuar pikë këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 119.6 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë sipas kursit......

97% e stafit kërcënon të largohet – Linja ajrore britanike përballet me më shumë kaos në prag të sezonit veror!
Pasagjerët e British Airways përballen me më shumë kaos pasi punonjësit e linjave ajrore kanë votuar në favor të një greve të pushimeve verore. Ekuipazhi i......

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut nuk ka asnjë lidhje me BE-në!
Çfarë është GJEDNJ? GJEDNJ është një gjykatë ndërkombëtare me seli në Strasburg, Francë. Ajo u krijua për të zbatuar Konventën Europiane për të Drejtat e......

OBSH paralajmëron: 99% e popullsisë së botës po thith ajër të pasigurt!
Pothuajse e gjithë popullata e botës po thith ajër të ndotur, duke reduktuar më shumë se dy vjet nga jetëgjatësia mesatare globale. Sipas gjetjeve të fundit......

Europa dhe Kanadaja i japin fund ‘luftës’ mes tyre – Vendosin kufirin e tyre të parë tokësor!
Kanadaja dhe Danimarka më në fund i dhanë fund "luftës" së tyre prej dekadash, duke luftuar për flamuj, uiski dhe schnapps në një ishull të pabanuar në......