31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar panoramën e punësimit. Të dhënat zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të analizuara nga SCAN TV tregojnë se për vitin 2021, kontribuues në skemën e sigurimeve shoqërore janë shtuar afro 43 mijë individë, që kanë vendosur marrëdhënie punësimi të reja gjatë kësaj periudhe duke bërë që numri total i kontribuuesve të punësuar të kapërcejë në mbi 738 mijë.
Ajo që vihet re është që gjatë vitit që lam pas, ka pasur një ndryshim rrënjësor të tregut të punës pasi është ulur ndjeshëm numri i të punësuarve në bizneset private, dhe nga ana tjetër është rritur numri i të vetëpunësuarve. Konkretisht krahasuar me 2020-ën, numri i punonjësve që kanë lënë punën nga bizneset regjistrohet në 31 mijë dhe numri i atyre që u vetëpunësuan arriti në 53.500 individë.
Nga ana tjetër në ecurinë pozitive të numrit total të kontribuuesve ka ndikuar rritja e numrit të të punësuarve në ndërmarrjet buxhetore me afro 3600 individë dhe në ndërmarrjet jo buxhetore me rreth 5 mijë të punësuar më shumë. Ndërkohë ka lëvizur ndjeshëm edhe numri i kontribuuesve të vetëpunësuar në sektorin bujqësor me 11.300 individë, gjë që është nxitur nga skemat e subvencioneve dhe përfitimi i naftës falas në bujqësi.
Ndërsa 1 mijë persona më shumë kanë kontibuuar vullnetarisht. Por pavarësisht rritjes së numrit të kontribuuesve dhe të të ardhurave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore cilat gjatë 2021 u regjistruan në 113.1 miliardë lekë, në të njëjtën linjë u rritën dhe shpenzimet të cilat arritën nivelin e 141.1 miliardë, duke bërë që skema e pensioneve të vijojë të jetë defiçitare me afro 28 miliardë lekë apo 235 milionë euro. Ky defiçit kompensohet në formë subvencioni nga buxheti i shtetit.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=eeMsRC_DQyA&t=29s
Sondazh

AMF nënshkruan memorandumin e IAIS/ Mete: Mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve
Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të......

Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit - Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e......

A është vërtet i dobishëm një dush i ftohtë? - Rezultatet e eksperimentit
A është dushi i ftohtë me të vërtetë aq i mirë për shëndetin siç thonë ata? Për një kohë të gjatë për këtë çështje ishte interesuar një gazetar nga Amerika,......

Izraeli krijon injeksionin unik që shëron HIV-AIDS!
Një ekip studiuesish izraelitë ka zhvilluar një vaksinë të re për modifikimin e gjeneve që mund të kurojë HIV-AIDS. Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut......

Kumbaro për qeset plastike: Nga 1 korriku nisin kontrollet e rrepta dhe gjobat
Ministrja Mirela Kumbaro ka mbajtur një takim në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit......

Nafta tregtohet poshtë 120 dollarë për fuçi - Rimëkëmbje e lehtë, pas humbjeve me mbi 2% një ditë më parë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje të lehtë nga rritja e......

Euro, e qëndrueshme në mbi 1.04 dollarë - Rezerva Federale rrit normën bazë të interesit me 0.75 pikë përqindje
Dollari amerikan po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi Rezerva Federale nuk ndoqi një politikë agresive me rritjen e normave të interesit, në......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Vendimi i FED për rritjen e interesave ishte i pritshëm nga investitorët
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, pasi vendimi i Rezervës Federale për të rritur normën......