Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit Forca e Ligjit dhe të Vetting-ut në radhët e Policisë së Shtetit. Salianji akuzoi se që të dyja nismat u ndërmorën përpara zgjedhjeve të vitit 2021. E para për t’i bërë presion krimit në mënyrë që ai t’i bashkohej mazhorancës në zgjedhje, por edhe për të pastruar pasuritë e një pjese të tyre. E dyta, Vetting-u në polici, për të vënë nën presion forcat e rendit që edhe ata të viheshin në shërbim të Partisë Socialiste.
Ministri e quajti moment historik operacionin OFL, duke raportuar se përmes tij u vunë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve, si dhe të familjarëve të tyre. Ai tha se ju kërkua vetëdeklarimi i 741 personave, dhe 124 familjarë të tyre.
Sa për Vetting-un në Polici, Çuçi tha se ishte ndjekur këshilla e ndërkombëtarëve për kalimin në sitë vetëm të niveleve drejtuese të forcave të rendit. Ai paralajmëroi se shumë shpejt do të paraqiten ndryshimet përkatëse ligjore të cilat parashikojnë që të kalohen në sitë 300 drejtues të lartë.
Salianji akuzoi gjithashtu se në një kohë që Vetting-u në polici është pezulluar, organet që e kryejnë këtë process vijojnë të paguhen me miliona lekë nga taksat e shqiptarëve.
Lorenc Rabeta / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=xSFc-5l-2rQ&t=91s
Sondazh

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......

31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar......

AMF nënshkruan memorandumin e IAIS/ Mete: Mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve
Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të......

Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit - Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e......

A është vërtet i dobishëm një dush i ftohtë? - Rezultatet e eksperimentit
A është dushi i ftohtë me të vërtetë aq i mirë për shëndetin siç thonë ata? Për një kohë të gjatë për këtë çështje ishte interesuar një gazetar nga Amerika,......

Izraeli krijon injeksionin unik që shëron HIV-AIDS!
Një ekip studiuesish izraelitë ka zhvilluar një vaksinë të re për modifikimin e gjeneve që mund të kurojë HIV-AIDS. Virusi i mungesës së imunitetit të njeriut......

Kumbaro për qeset plastike: Nga 1 korriku nisin kontrollet e rrepta dhe gjobat
Ministrja Mirela Kumbaro ka mbajtur një takim në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit......