“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke paguar 15 për qind mbi të ardhurat neto.
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim projektligjin e shumë diskutuar për “Tatimin mbi të ardhurat”, ku synohet që përfshirja në skemë të bëhet e dy shkallë. Në vitin 2023 projektohet që në skemën e tatim-fitimit të futen profesionet e lira apo ato që ofrojnë shërbime kundrejt kompanive të tjera dhe që kanë marxhe të larta fitimi me qëllim që të mos dëmtohet buxheti i shtetit duke përfituar nga hendeku ligjor.
Në total janë evidentuar 42 mijë subjekte, por një pjesë e tyre nuk do të jenë objekt tatimi gjatë vitit të ardhshëm për shkak se ofrojë shërbime utitare si këpucar, rrobaqepës, berber etj. Ndërsa 92 mijë biznese të tjera tregtare me xhiro 0-14 milionë lekë parashikohet të jenë pjesë e skemës së tatim-fitimit në vitin 2029.
Në dokument thuhet se “të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetë punësuarit tatohen me dy shkallë. Ato me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë do të paguajnë normë tatimore 15% dhe bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë do të paguajnë normë tatimore 23 për qind. Po ashtu, përcaktohet se të ardhurat ardhurat nga dividentët tatohen me 8% dhe çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.
Ndërsa tatimi i të ardhurave nga punësimi nuk do të ndryshojë. Në dokument specifikohet se nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet nga 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar deri në 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë.
Ndërkohë, projektligji parashikon trashëgimitë të marra nga ata që do të kualifikoheshin si trashëgimtarë të ligjshëm përveç shkallës së parë dhe të dytë, deri në 5 milionë lekë për tatimpagues për pasuritë e paluajtshme, dhe deri në 1 milionë lekë për pasuritë e luajtshme për tatimpagues do të tatohen 15 për qind.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=8vqRtRZ09Mc&t=1s
Sondazh

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......

31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar......

AMF nënshkruan memorandumin e IAIS/ Mete: Mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve
Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të......

Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit - Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e......

A është vërtet i dobishëm një dush i ftohtë? - Rezultatet e eksperimentit
A është dushi i ftohtë me të vërtetë aq i mirë për shëndetin siç thonë ata? Për një kohë të gjatë për këtë çështje ishte interesuar një gazetar nga Amerika,......