Shkupi kufizon marzhet për produktet bazë - Ekspertët e ekonomisë: Nuk është zgjidhje për konsumatorët
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e rradhës së marzhit tregtar për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është zgjidhja e duhur për përballjen me rritjen e çmimeve.
Sipas vendimit të Qeverisë, nga 15 qershori marzhi tregtar i fitimit për bukën, sheqerin dhe vajin e lulediellit do të jetë 5% në tregtimin me shumicë dhe pakicë. Për vezët, miellin, produktet e miellit, orizin dhe qumështin, do të jetë 10%. Vendimi do të jetë në fuqi deri në 30 shtator. Ekspertët ekonomikë në vend shprehen se vendimi i qeverisë duket më tepër si një qasje populiste dhe jo një masë për mbrojtjen e qytetarëve. Kjo, sipas tyre, u dëshmua me skadimin e masave të tilla më 31 maj, afat pas të cilit, çmimet shënuan rritjen më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Maqedoninë e Veriut.
Nga 1 qershori rreth 80% e çmimeve të produkteve ushqimore u rritën deri në masën e 70%. Vaji brenda një dite është shtrenjtuar nga 130 në 160 denarë apo 50 cent, kurse buka nga 45 centë në gati 70 centë etj. Sipas ekspertëve marzhi ekonomike nuk është një mjet, me të cilin amortizohet kriza ekonomike. Edhe në rastin e parë, edhe tani, japin efekte të vogla pasi janë masa afatshkurtra sa për të ndihmuar kategoritë që janë më të prekura nga kriza ekonomike. Ata shtojnë se këto kategori nuk ndihmohen duke “ngrirë” çmimet por duke rritur pagat dhe duke u mundësuar atyre shërbime më efikase dhe të lira mjekësore dhe arsimore. Paratë për këto ndihma, duhet të sigurohen nga vendosja e taksave më të larta për bizneset që kanë fitime të mëdha.
Më tej thuhet se ky vendim do të shkaktojë një deficit edhe më të madh në buxhetin e shtetit dhe se këto mjete do të duhet të sigurohen me borxhe. Sipas tyre situata aktuale është pasojë e mos interesimit të qeverisë për rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Ajo thotë se gjendja me çmimet është pasojë e punës së të gjitha qeverive që nuk janë interesuar aspak për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.
Ministria e Ekonomisë deklaroi se do të ketë kontrolle në terren por dhe zgjerim të listës së produkteve me marzh tregtar, nëse bizneset rrisin çmimet.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut premtoi se do të ketë edhe masa të tjera për të ndihmuar qytetarët, por në rishikimin e buxhetit që është në procedurë parlamentare, për transfertat sociale janë parashikuar 70 milion euro, shumë kjo e cila konsiderohet nga sindikatat si simbolike kundrejt nevojave të shumta që kanë kategoritë më të rrezikuara sociale dhe punëtorët me paga të ulëta.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=zTnNsfeNK1s&t=56s
Sondazh

500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e......

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......