500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e regjistrimit të gjendjes civile nëpër komunat përkatëse. Sipas ligjit, deklarimi i vdekjes duhet të bëhet nga një pjesëtar madhor i familjes, me një raport mjekësor, brenda 30 ditësh nga ndarja nga jeta e personit. Vonesat në deklarim kanë bërë që Ministria e Financave në Kosovë, vetëm në vitin 2021, të paguajë afro gjysmë milioni euro për pensione të personave që ishin ndarë nga jeta.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, të publikuar këtë muaj, kjo ministri ka paguar 3.314 pensione pas vdekjes së përfitueseve, në vlerë prej mbi 465 mijë eurosh.
Juristë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare thonë se, për të shmangur vonesat në lajmërimin e vdekjeve, duhet digjitalizuar sistemi i regjistrimit midis institucioneve shëndetësore dhe zyrave komunale të regjistrimit civil.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse kanë ndonjë sistem elektronik, ku regjistrojnë personat e vdekur në spital.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndërkaq, thonë se nëse personi vdes në ndonjërin prej reparteve të këtij institucioni, QKUK-ja i plotëson disa formularë, që dorëzohen edhe në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Sipas ligjit për Gjendjen Civile, çdo vdekje që ndodh në territorin e Kosovës duhet të regjistrohet nga anëtarët e familjes nëpër komunat përkatëse brenda 30 ditësh, ndërsa për ato që ndodhin jashtë territorit, afati për regjistrim është 60 ditë.
Të gjitha vdekjet që ndodhin në institucionet shëndetësore, por edhe në shtëpi, duhet të konfirmohen nga mjeku kompetent, i cili lëshon certifikatën e vdekjes. Më pas, kërkesën për regjistrimin e të vdekurit, familjarët duhet ta paraqesin fizikisht në zyrat komunale, bashkë me certifikatën e lëshuar nga institucioni shëndetësor, e cila konfirmon vdekjen e personit. Nëse nuk ka ndonjë certifikatë të tillë, atëherë regjistrimi i vdekjes bëhet me dy dëshmitarë para gjykatës, të cilët kanë qenë të pranishëm në momentin e vdekjes së personit apo gjatë varrimit të tij.
Nëse vdekja nuk lajmërohet brenda afatit të caktuar, familjarët mund të gjobiten nga 50 deri në 100 euro.
Pensionet në Kosovë janë nga 100 euro – pensionet e pleqërisë – deri në 264 euro, në varësi të kualifikimit arsimor. sipas ligjit, pensionistët duhet të paraqiten në Zyrën e Pensionistëve çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë. Ministria e Financave nga ana tjetër ndeklaroi se janë rikthyer mbi 151 mijë euro në buxhet.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=Zu6pFqMv0GM&t=2s
Sondazh

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......

31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar......