Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve.
Vendimi u mor pas javësh të tëra trazirash në aeroportet europiane, ku me mijëra pushues dhe turistë janë përballur me shtyrje të orarit të nisjes apo anulime të fluturimeve. Në një letër të hapur për linjat ajrore, Departamenti për Transportin dhe Aviacionin Civil, kërkon në mënyrë të prerë riorganizimin e fluturimeve. Kompanive ajrore iu kërkohet që të programojnë çdo gjë duke pasur parasysh në burimet që kanë dhe shërbimet për të cilat klientët kanë paguar dhe i presin.
Në letër shkruhet gjithashtu se fluturimet duhen ndaluar menjëherë dhe jo më vonë, për të shmangur anulimet e minutës së fundit.
Shumë prej kompanive ajrore kanë reduktuar fluturimet e tyre për shkak të mungesës së personelit. British Airways u detyrua të anulokë 8 mijë fluturime për periudhën mars – tetor, ndërsa EasyJet ka anuluar 40 fluturime në ditë deri në fund të qershorit. Udhëzimet e qeverisë nënkuptojnë se britanikët do të duhet të heqin dorë nga planet për pushimet në korrik, gusht dhe shtator. Ata mund të detyrohen të zgjedhin linja të tjera ajrore ose të anulojnë prenotimet dhe të rimbursohen.
Kaosi i vazhdueshëm në aeroporte po përfshin mijëra udhëtarë britanikë për shkak të anulimit të fluturimeve. Easyjet konfirmoi se ka anuluar të gjitha fluturimet nga vendi për në Egjipt deri në fund të korrikut.
Kompanitë ajrore shprehen se shkak për situatën janë cështjet operacionale.
Fundjavën e kaluar rreth 200 fluturime për në Britaninë e Madhe u anuluan nga EasyJet, British Airuays dhe Uizz Air duke lënë pasagjerët të bllokuar jashtë vendit.
Kryebashkiaku i Londrës nga ana e tij fajësoi Brexit për kaosin e krijuar në aeroporte dhe i kërkoi qeverisë të lehtësojë rregullar për emigracionin në mënyrë që nënpunës të linjave ajrore nga Bashkimi Europian të lehtësojnë fluksin e krijuar duke plotësuar personelin. Por Departamenti i transportit reeagoi duke thënë se punësimi i një personeli të lirë nuk është përgjigja e duhur për situatën e krijuar në sektorin e aviacionit.
SCAN
Sondazh

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......

Warren Buffett me një shifër rekord bamirësie – Dhuron 48 miliard dollarë gjatë gjithë jetës së tij
Warren Buffett, investitori legjendar i njohur si "Oracle of Omaha", njoftoi se ai ka dhuruar afërsisht 4 miliardë dollarë të aksioneve të konglomeratit të tij......

31 mijë punonjës u “pushuan” nga puna - Si e ndryshoi pandemia tregun? Rritet numri i kontribuuesve, por pensionet 235 mln euro deficit
Pas goditjes që mori tregu i punës gjatë 2020-ës për shkak të mbylljes totale të ekonomisë në kuadër të masave anticovid, viti që lam pas ka ndryshuar......

AMF nënshkruan memorandumin e IAIS/ Mete: Mbikëqyrje më efektive të grupeve ndërkufitare të sigurimeve
Drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, nënshkroi zyrtarisht aderimin e AMF, që u bë autoriteti i 77-të mbikëqyrës nga 152 anëtarë të......

Tender për pedonale në liqenin e Paskuqanit - Bashkia e Kamzës do të shpenzojë 209,7 milionë lekë
Pedonalja dhe Zona Rekreative priten të ndërtohen përreth Parkut të Liqenit të Paskuqanit. Me një vlerë prej dyqind e nëntë milion e shtatëqind e tre mijë e......