Edhe zvicra rrit normën e interesit - Për herë të parë në 15 vite për të frenuar zgjerimin e inflacionit
Banka Kombëtare e Zvicrës rriti të enjten normën bazë të interesit për herë të parë në 15 vjet, duke u bashkuar me bankat e tjera qendrore në shtrëngimin e politikës monetare për të luftuar inflacionin. Banka qendrore rriti normën e saj të politikës monetare në -0.25% nga niveli -0.75% që ishte vendosur që nga viti 2015.
Lëvizja pasoi një rritje prej 0.75% të normës bazë nga Rezerva Federale e SHBA të mërkurën, ndërsa Banka Qendrore Europiane sinjalizoi javën e kaluar se do të rriste normat e saj në korrik për të kontrolluar inflacionin në rritje në eurozonë, i cili arriti në 8.1% muajin e kaluar.
“Politika më e shtrënguar monetare synon të parandalojë përhapjen më të gjerë të inflacionit në mallra dhe shërbime në Zvicër. Nuk mund të përjashtohet që rritje të mëtejshme të normës së politikës së bankës do të jenë të nevojshme në të ardhmen për të stabilizuar inflacionin në intervalin në përputhje me stabilitetin e çmimeve në periudhë afatmesme”, tha ajo në një deklaratë.
Banka Qendrore rriti parashikimet e saj të inflacionit për vitin 2022 në 2.8% nga 2.1% që dha në mars. Ajo gjithashtu pret inflacion prej 1.9% dhe 1.6%, përkatësisht në vitet 2023 dhe 2024. Banka Qendrore pret që ekonomia zvicerane të rritet me rreth 2.5% në 2022.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=sD81siWwHCY

Shkupi kufizon marzhet për produktet bazë - Ekspertët e ekonomisë: Nuk është zgjidhje për konsumatorët
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e rradhës së marzhit tregtar për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është......

500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e......

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......

Ndryshon Vetting në polici, në sitë 300 drejtues - Çuçi, në Kuvend: OFL vijon, janë vënë nën hetim pasuritë e 2199 subjekteve
Në një interpelancë të kërkuar nga Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë publike rezultatet e Operacionit......

Guvernatori Sejko prezanton Raportit Vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2021 - vëllimi i aktivitetit ekonomik rritje me 8.5% kundrejt vitit paraardhës
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2021 në Kuvendin e Shqipërisë. Raporti i shërben rritjes së përgjegjshmërisë dhe......