Gazprom redukton furnizimin për Italinë - Vendi tashmë përfiton 15% më pak gaz rus
Gazprom uli eksportet e gazit në Itali me rreth 15% të mërkurën, ndërsa lajmi u konfirmua nga kompania italiane e energjisë Eni, duke shtuar se nuk ishte dhënë asnjë shpjegim për reduktimin.
Vendimi vjen në një moment që Gazprom po redukton furnizimet me gaz dhe nëpërmjet tubacionit nënujor Nord Stream 1 për në Gjermani, duke fajësuar sanksionet perëndimore për ndërprerjen e punimeve të riparimit që duhet të bëjë në rrjet. Aktualisht volumi maksimal ditor i gazit të importuar është 67 milion metra kub. Reduktimi më i fundit e con në nivelin e 60% më pak gaz brenda dy ditësh.
Një vit më parë, Italia siguroi 40% të importeve të saj të gazit nga Rusia, ose rreth 29 miliardë metra kub. Njësoj si partnerët e saj europianë, Roma ka qenë nën presion të madh për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse që kur Moska pushtoi Ukrainën në muajin shkurt. Procesi, megjithatë, kërkon kohë dhe qeveria ka qenë gjithashtu e zënë në frontin diplomatik në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti që përfshiu Ukrainën.
Ministri italian i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani u përpoq të qetësonte shqetësimet e shkaktuara nga masa e Gazprom, duke thënë se reduktimi i gazit nuk kishte krijuar ndonjë situatë kritike. Shefi ekzekutiv i Italgas, shpërndarësi më i madh i gazit në vend, bëri apel për qetësi.
Të mërkurën, Izraeli dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje me Bashkimin Europian, duke u zotuar të rrisin eksportet e gazit për bllokun.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=3qydOFzPcpk&t=19s
Sondazh

Kërkesa globale për naftë do të rritet - Në vitin 2023 pritet të zgjerohet në nivelin më të lartë me 2%
Kërkesa botërore për naftë do të rritet me më shumë se 2% në një nivel rekord prej 101.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e......

Rritet norma e interesit në SHBA - Zgjerimi me 0,75 pikë përqindje, për të frenuar inflacionin
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindje për të frenuar inflacionin dhe parashikoi një ngadalësim të ekonomisë dhe rritje të......

Edhe zvicra rrit normën e interesit - Për herë të parë në 15 vite për të frenuar zgjerimin e inflacionit
Banka Kombëtare e Zvicrës rriti të enjten normën bazë të interesit për herë të parë në 15 vjet, duke u bashkuar me bankat e tjera qendrore në shtrëngimin e......

Shkupi kufizon marzhet për produktet bazë - Ekspertët e ekonomisë: Nuk është zgjidhje për konsumatorët
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e rradhës së marzhit tregtar për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është......

500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e......

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......