Kërkesa globale për naftë do të rritet - Në vitin 2023 pritet të zgjerohet në nivelin më të lartë me 2%
Kërkesa botërore për naftë do të rritet me më shumë se 2% në një nivel rekord prej 101.6 milionë fuçi në ditë në vitin 2023, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, megjithëse çmimet e larta të naftës dhe dobësimi i parashikimeve ekonomike e zbehën perspektivën e së ardhmes. Agjencia me bazë në Paris tha gjithashtu në raportin e saj mujor se furnizimi po kufizohej për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.
"Shqetësimet ekonomike vazhdojnë, pasi institucione të ndryshme ndërkombëtare kanë publikuar kohët e fundit perspektiva negative," tha IEA, duke parashikuar se kërkesa do të rritet me 2.2 milionë fuçi në ditë, ose 2.2%, në 2023 krahasuar me 2022 dhe do të tejkalojë nivelet para pandemisë.
“Në mënyrë të ngjashme, shtrëngimi i politikës së bankave qendrore, ndikimi i një dollari amerikan më të fortë dhe rritja e normave të interesit në fuqinë blerëse të ekonomive në zhvillim nënkuptojnë se rreziqet ndaj perspektivës janë të përqendruara në kahun rënës”, theksoi Agjencia.
Ekonomitë e zhvilluara, anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) do të regjistronin rritjen më të madhe të kërkesës në vitin 2022, ndërsa Kina do të kryesonte fitimet në vitin 2023 pasi ajo del nga bllokimet e COVID-19. Kufizimet e fundit të Kinës për COVID-19 e vendosën importuesin më të madh në botë të naftës në rrugën e duhur për rënien e parë të kërkesës këtë shekull.
Rimëkëmbja e përgjithshme e kërkesës dhe kufizimet në ofertë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë dhe rritjeve të kujdesshme të prodhimit nga OPEC+ i shtynë çmimet e naftës mbi 139 dollarë për fuçi në mars. Por, IEA tha se furnizimet së shpejti do të përputheshin me kërkesën, duke shtuar se "pas shtatë tremujorësh radhazi të tërheqjeve të mëdha të inventarit, ngadalësimi i rritjes së kërkesës dhe një rritje në ofertën botërore të naftës deri në fund të vitit duhet të ndihmojnë tregjet botërore të naftës të ribalancohen".
IEA tha se ekuilibri mund të prishet nga sanksionet më të ashpra ndaj Rusisë, një rimëkëmbje më e madhe e kërkesës kineze, ndërprerjet e furnizimit në Libi dhe kapaciteti i kufizuar i prodhimit midis shteteve të OPEC+.
SCAN
Sondazh

Rritet norma e interesit në SHBA - Zgjerimi me 0,75 pikë përqindje, për të frenuar inflacionin
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me 0,75 pikë përqindje për të frenuar inflacionin dhe parashikoi një ngadalësim të ekonomisë dhe rritje të......

Edhe zvicra rrit normën e interesit - Për herë të parë në 15 vite për të frenuar zgjerimin e inflacionit
Banka Kombëtare e Zvicrës rriti të enjten normën bazë të interesit për herë të parë në 15 vjet, duke u bashkuar me bankat e tjera qendrore në shtrëngimin e......

Shkupi kufizon marzhet për produktet bazë - Ekspertët e ekonomisë: Nuk është zgjidhje për konsumatorët
Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e rradhës së marzhit tregtar për produktet ushqimore bazë, sipas ekspertëve të ekonomisë, nuk është......

500 mijë euro pensione “të humbura” në Kosovë - Shkak, regjistrimi me vonesë i vdekjeve në zyrat e gjendjes civile
Përfaqësues të organizatave jo qeveritare në Kosovë shprehen se jo të gjitha vdekjet që ndodhin në Kosovë, regjistrohen brenda afatit kohor në zyrat e......

Emiratet nuk duan më grurë indian - Vendi pezulloi eksportet nga India për katër muaj
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë urdhëruar një pezullim katër mujor të eksporteve dhe ri eksporteve të grurit dhe miellit të grurit nga Inda, prodhuesit numër 2......

Qeveria britanike urdhëron anulimin e fluturimeve - Shkak për këtë vendim kaosi i krijuar në aeroporte
Qeveria e Britanisë së Madhe ka urdhëruar linjat ajrore të anulojnë menjëherë fluturimet, për të parandaluar kaosin mes udhëtarëve. Vendimi u mor pas javësh......

“Rikthehet” tatim-fitimi për bizneset e vogla - Shërbimet do të paguajnë 15 % nga 2023-shi, tregtia në 2029-ën
Bizneset e vogla dhe të vetë punësuarit me xhiro deri në 14 milionë lekë që aktualisht janë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin, do të futen në skemë duke......

Shërbime bazike bankare pensionistëve e nevojtarëve - Sejko: Sfidë inflacioni, por nuk do biem në recesion. Të mbrohen shtresat e varfra
Ekonomia shqiptare do t’i rezistojë krizës së shkaktuar nga Konflikti në Ukrainë pa kaluar në recesion, por sfidë do të jetë rritja e çmimeve. Ka qenë ky......