Luhatjet e çmimeve në prodhim dhe import - Energjia rrit kostot prodhuese, çmimet e importit me ulje

Armela Duka/ SCAN
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, dy tregues kryesorë, Indeksi i Çmimit të Prodhimit dhe Indeksi i Çmimit të Importit, janë luhatur në drejtime të kundërta. Ndërsa prodhuesit përballen me rritjen e vazhdueshme të kostove të prodhimit, importuesit kanë përjetuar një ulje të çmimeve. Konkretisht, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një rritje prej 1.7% në tremujorin e dytë të vitit aktual, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, Indeksi i Çmimeve të Importit shënoi ulje me 1%.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar sesi varion rritja dhe cilët janë zërat që e shkaktojnë atë në drejtim të çmimeve të prodhimit. Krahasuar me tremujorin e dytë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 5.3 % vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 4%, “Industri përpunuese” me 0.4 % dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0.3 %.
Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanitt” me 3,8 %. Nga, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Përpunimi i tekstileve” me 3.2 %, pasuar nga “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 2.3 %.
Nga ana tjetër, Indeksi i Çmimeve të Importit në tremujorin të dytë 2024, arriti 108,3 kundrejt vitit 2021 si periudha bazë.Me një ulje prej 1% % shohim se çmimet e importit janë ngadalësuar edhe më tej përgjatë tremujorit të dytë të vitit. Një vit më parë ky tregues paraqitej me një rritje të barabartë me 0.2%.
Por si paraqiten çmimet e importit të kategorizuara sipas seksionit? Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024 sektorët e industrisë në Shqipëri shënuan luhatje të ndjeshme në çmimet e tyre. Sektori i “Industrisë nxjerrëse” regjistroi një ulje të çmimeve prej 1.5%, ndërsa “Industria përpunuese,” e cila ka peshën më të madhe në ekonomi me 93.5%, pa një ulje prej 1.2%. Ulja më e madhe brenda industrisë përpunuese u vërejt në sektorin e “Shtypshkrimit dhe rigrupimit të mediave të regjistruara” me 6.2%, pasuar nga “Konfeksionimi i veshjeve” me 4.6%. Nga ana tjetër, sektori i “Energjisë elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar” shënoi një rritje çmimesh prej 1%.
Sondazh

Mjetet ajrore pa pilot, në ndihmë të institucioneve - Vendimi i qeverisë përcakton rastet dhe mënyrat e përdorimit
Hamit Yzeiraj/SCAN Mjetet ajrore pa pilot, dronët, do të jenë në ndihmë të institucioneve shtetërore. Gjatë mbledhjes së ministrave u vendos se këto mjete......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

“Bashkitë, pak buxhet për ndryshimet klimatike” -Muço: Kryesisht shpenzimet shkojnë për paga. Duhet më tepër ndërgjegjësim
Ola Mitre / SCAN “Shpenzimet e bashkive për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike janë modeste, ndonëse nevoja......

Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme - Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?
Diamila Leka/ SCAN Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të......

“Anijet shqiptare do të peshkojnë në dete të largëta” - Denaj: Rritje e sasisë së peshkut të zënë, shtim i eksporteve
Ledina Elezi/SCAN Anijet shqiptare do të lejohen të peshkojnë në dete më të thella dhe të largëta. Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi
Elisabeta Dosku/ SCAN Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi Pas më shumë se......

Doganat, rekord të ardhurash në 8 muaj - 1,3 mld lekë më shumë, pavarësisht 13 mld lekë humbje nga kursi i këmbimit
Dorian Koça/ SCAN Gjatë muajit gusht administrata doganore ka mbledhur 21,4 miliardë lekë të ardhura, 100% të planit të periudhës. Ndërkohë, krahasuar me......