Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2024, 15:30

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm

Nga SCAN TV
3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane,

Ola Mitre / SCAN

Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike. Marrëveshja e grantit ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues projekti ka në fokus shërbimet e informacionit për klimën, forcimit në nivel kombëtar të sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe vendimmarrjes së bazuar në informacionet mbi klimën. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti do të kontribuohet në Agjendën e Gjelbër të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor si dhe në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike.

Ndërkaq, pavarësisht se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është partneri politik dhe do jetë nënshkruese e marrëveshjes, projekti targeton dhe parashikohet të sjellë përfitime institucionale për disa institucione në vend, si: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si dhe bashkitë e zonave bregdetare në vend.

Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike, teksa fenomentet ekstreme të motit, thatësirat, përmbytjet apo zjarret po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat