Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2024, 12:28

Gati skema e re e pensioneve - Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë problematikat

Nga SCAN TV
Gati skema e re e pensioneve - Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë

Elisabeta Dosku/ SCAN

Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e mbështetjes financiare për pensionistët dhe amortizimin e diferencën e madhe që ekziston midis pensioneve të lidhura para vitit 2015 kur u ndërmor reforma e parë, dhe atyre e lidhura pas saj, të cilat janë më të larta. Ministri i Financave Petrit Malaj, ka bërë me dije se brenda muajit Tetor do të adresohen problematikat që ka skema.

Nga ana tjetër, ministri Malaj therksoi se duke qenë se perfomanca e të ardhurave buxhetore ka qenë e kënaqshme,  do të shikohet mundësia për një tjetër bonus për pensionistët.

Sipas ministrit në 7 mujorin e parë të vitit, mbi 8 mijë kontribuues të rinj janë shtuar në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga ana tjetër, të dhënat zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, tregojnë se deri në Qershor 2023, numri i pensionistëve përfitues ka arritur në 713.333 individë, me një rritje prej 8334 përfitues më shumë se fundviti që lamë pas.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat