Irlanda nuk di çfarë të bëjë me paratë - Dublini kërkon të investojë suficitin prej 8.6 mld euro

Kristi Ceta/ SCAN
Irlanda pritet të përballet me një situatë që e ka zili çdo vend tjetër evropian në buxhetin e ardhshëm të shtetit: një tepricë buxheti prej 8.6 miliardë euro dhe një rritje ekonomike vjetore pesë herë më të shpejtë se vitin e kaluar. Megjithatë, vendimi për të shpërndarë këtë pasuri të jashtëzakonshme duket se i ka vënë zyrtarët në një pozitë shumë të vështirë.
Më shumë se dhjetë vjet kanë kaluar që nga kriza që rezultoi në ndërhyrjen e BE-së dhe FMN-së me hua prej 67.5 miliardë euro dhe masat e padurueshme të kursimeve. Megjithatë, qeveria irlandeze vazhdon të jetë e kujdesshme ndaj shpenzimeve dhe insiston se dëshiron të kursejë para me mençuri për sfida të ardhshme në pensione, mjedis dhe infrastrukturë.
Por shumë ekonomistë theksojnë se nëse Irlanda nuk investon paratë shtesë tani, do të humbasë një mundësi për të zgjidhur problemet e infrastrukturës që do të rrezikojnë rritjen e saj të ardhshme. Sipas tyre, vendi ka një nevojë të madhe për investime publike dhe është mundësi e rrallë që Dublini mund t’i financojë vetë këto ndryshime. Ekzistojnë disa 'plagë' që mund të mbyllen në vend, duke nisur nga zgjidhja e krizës së strehimit deri te zgjidhja e problemeve kronike të energjisë, ujit, transportit publik dhe kujdesit mjekësor.
Teprica e madhe e buxhetit e pritur për vitin 2024 është e treta radhazi pas 8.3 miliardë euro në 2023 dhe 8.6 miliardë euro në 2022, shumë prej të cilave për shkak të rritjes së të ardhurave nga tatimet për kompanitë multinacionale me bazë në Irlandë, veçanërisht ato teknologjike dhe farmaceutike. Ekonomia është në lulëzim në fushat e tjera gjithashtu.
Veç të tjerave, Irlanda po përballet edhe me çështje sociale, pasi është emëruar si vendi më i 'vetmuar' në Europë, me gati një të pestën e banorëve që ndihen të vetmuar gjithë kohës dhe pothuajse dy të tretat e tyre përjetojnë ankth ose depresion. Gjithashtu, një në shtatë fëmijë jetojnë në familje të varfra. Ekspertët identifikojnë mangësi në mbështetje për ndërmarrjet lokale, por edhe në planifikimin afatgjatë për zhvillimin e projekteve të infrastrukturës.
Megjithatë, kudo që Irlanda të vendosë për kanalizimin e parave, me shumë mundësi tepricat e mëdha do të vazhdojnë të regjistrohen në vitet e ardhshme.
Sondazh

Japonia “provon” javën e punës 4-ditore - Qeveria kërkon zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore
Kristi Ceta/SCAN Japonia, një komb kaq i punëtor sa që gjuha e saj ka një term specific për procesin e “të punuarit deri në vdekje”, po përpiqet të adresojë......

Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve - Kemi ecurinë më të mire, sipas shifrave të EUROSTAT
Xhorxhina Deda/SCAN Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 2.3 milionë nëtë qëndrime përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024, në strukturat......

Turizmi “nxit” ekonominë e Spanjës - Vizitorët gjermanë dhe britanikë e çojnë PBB-në spanjolle në 2.4%
Kristi Ceta/SCAN Spanja priti një rekord prej 10.9 milion turistësh në korrik, 7.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa shpenzimet e tyre u rritën me 12%,......

Paketat e pushimeve në Mesdhe - Turqia shënon rritjen më të madhe të çmimeve me 50%
Kristi Ceta/ SCAN Këtë vit, Turqia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve ndër tregjet kryesore të turizmit në Mesdhe në lidhje me paketat e pushimeve,......

“Moody’s”, asistencë për Bankën e Shqipërisë - Guvernatori Gent Sejko, takohet me përfaqësues të kompanisë
Lidion Kulla/SCAN Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga z. Domenico......

Si do të menaxhohet “stresi” i parkimit në Tiranë? - Gati projekti. Nga digjitalizimi i abonimeve, deri te aplikimi i rezidentëve online
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë rezidentët si dhe ata persona të cilët kanë abonime mujore fikse për parkimin e mjeteve në hapësirat publike shërbimet e......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 32 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 22 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 32 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë......

“Reforma e inspektimeve, më pranë biznesit” - Ibrahimaj: Fokusi, tek parandalimi dhe këshillimi i subjekteve
Diamila Leka/SCAN Reforma e inspektimeve pritet të nisë brenda këtij muaji, ndërkohë që projektligji i ri do të miratohet në seancën e radhës së Kuvendit.......