Shqipëria Postuar më 3 Shtator 2024, 15:39

“Moody’s”, asistencë për Bankën e Shqipërisë - Guvernatori Gent Sejko, takohet me përfaqësues të kompanisë

Nga SCAN TV
“Moody’s”, asistencë për Bankën e

Lidion Kulla/SCAN

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga z. Domenico Piscitelli, Drejtor i Kërkimeve dhe Politikave për Evropën pranë Moody’s.

Përfaqësuesit e Moody's u shprehën se mirëpresin mundësinë për të asistuar Bankën e Shqipërisë në përmbushjen e gamës së gjerë të detyrave të politikës monetare, stabilitetit financiar, sistemeve të pagesave dhe mbikëqyrjes financiare. Gjithashtu, fusha konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen, renditen shkëmbimi i informacionit në interes të rritjes së mëtejshme të cilësisë së vendimmarrjes, forcimin e aftësisë së industrisë financiare për të përballuar goditjet e mundshme që vijnë nga ndryshimi klimatik, si dhe rritjen e aftësisë së vendit për t’u përballur me sulmet e ndryshme kibernetike.

Guvernatori Sejko u shpreh se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive, pavarësisht sfidave të shumta dhe serioze me të cilat është përballur gjatë viteve të fundit. Ai theksoi se Shqipëria gëzon një rritje ekonomike solide, inflacion të ulët dhe nën kontroll, si dhe përmirësim të ekuilibrave të brendshëm dhe të jashtëm të vendit. Më tej, Guvernatori nënvizoi se përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se momenti pozitiv i zhvillimit të ekonomisë do të vijojë edhe në të ardhmen. Më konkretisht, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet në afatin e mesëm, me norma të qëndrueshme dhe pranë potencialit, ndërkohë që inflacioni pritet të qëndrojë pranë niveleve aktuale për pjesën e mbetur të vitit dhe të kthehet në objektiv gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Më tej, Guvernatori informoi përfaqësuesit e Moody’s mbi qëndrueshmërinë e sektorit bankar, i cili paraqet tregues të stabilizuar të likuiditetit dhe të përfitueshmërisë. Guvernatori theksoi se ky sektor ka vijuar të ofrojë fondet e nevojshme për rritjen e konsumit dhe të investimeve. Ai u shpreh se Banka e Shqipërisë është e angazhuar në ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit bankar, nëpërmjet garantimit të një rregullimi dhe mbikëqyrjeje të kujdesshme të tij. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ofron gjithë mbështetjen e saj për integrimin evropian dhe ndjekjen me rigorozitet të reformave që imponon ky proces.

Përfaqësuesit e Moody's theksuan se integrimi i mëtejshëm i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në sistemin evropian të pagesave do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme, por edhe një sërë sfidash në përmirësimin e politikëbërjes, hartimit dhe zbatimit të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat