Japonia “provon” javën e punës 4-ditore - Qeveria kërkon zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore

Kristi Ceta/SCAN
Japonia, një komb kaq i punëtor sa që gjuha e saj ka një term specific për procesin e “të punuarit deri në vdekje”, po përpiqet të adresojë mungesën e shqetësueshme të fuqisë punëtore duke inkurajuar më shumë individë dhe kompani të adoptojnë javën e punës prej katër ditësh.
Qeveria japoneze shprehu përkrahjen për një javë pune më të shkurtër që në vitin 2021, pasi ligjvënësit e mbështetën idenë. Megjithatë, koncepti ka qenë i ngadaltë për t'u përhapur; rreth 8% e kompanive në Japoni lejojnë që punonjësit të marrin tre apo më shumë ditë pushim në javë, ndërsa 7% u japin punonjësve një ditë pushim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për të rritur numrin e aplikantëve, veçanërisht midis bizneseve të vogla dhe të mesme, qeveria ka nisur një fushatë "reforme në mënyrën e punës" që promovon orar më të shkurtër dhe fleksibël, së bashku me kufizime për orët e tepërta dhe pushime të paguara.
Sidoqoftë, vetëm tre kompani kanë kërkuar deri tani këshilla për ndryshimet dhe subvencionet e disponueshme, duke ilustruar sfidat e iniciativës. Nga 63,000 punonjës të kompanisë Panasonic Holdings që kanë mundësi për katër ditë pune në javë, vetëm 150 janë regjistruar për të marrë këtë mundësi.
Mbështetja zyrtare e qeverisë për një balancë më të mirë mes jetës dhe punës përfaqëson një ndryshim të dukshëm në Japoni, një vend ku kultura e punës ka qenë shpesh e lidhur me rikuperimin dhe rritjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore.
Mentaliteti për të ndihmuar kompaninë është intensiv dhe orari i zgjatur janë norma, ndonëse ligji kufizon orët e tepërta. Megjithatë, disa japonezë bëjnë “orë të shërbimit” të papaguara.
Një dokument i qeverisë mbi termin vendas "karoshi", që do të thotë "vdekje nga mbingarkesa në punë," ka zbuluar se Japonia ka të paktën 54 vdekje të tilla në vit, përfshirë infarktet.
Ndryshimi i këtij mentaliteti është i rëndësishëm për të mbajtur një forcë punëtore të vlefshme për shkak të normës në rënie të lindshmërisë në Japoni. Propozuesit e modelit të tre ditëve pushim thonë se ndryshimi inkurajon ata që rrisin fëmijë, kujdesin për të moshuarit dhe ata që kërkojnë fleksibilitet me oraret e punës.
Sondazh

Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve - Kemi ecurinë më të mire, sipas shifrave të EUROSTAT
Xhorxhina Deda/SCAN Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 2.3 milionë nëtë qëndrime përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024, në strukturat......

Turizmi “nxit” ekonominë e Spanjës - Vizitorët gjermanë dhe britanikë e çojnë PBB-në spanjolle në 2.4%
Kristi Ceta/SCAN Spanja priti një rekord prej 10.9 milion turistësh në korrik, 7.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa shpenzimet e tyre u rritën me 12%,......

Paketat e pushimeve në Mesdhe - Turqia shënon rritjen më të madhe të çmimeve me 50%
Kristi Ceta/ SCAN Këtë vit, Turqia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve ndër tregjet kryesore të turizmit në Mesdhe në lidhje me paketat e pushimeve,......

“Moody’s”, asistencë për Bankën e Shqipërisë - Guvernatori Gent Sejko, takohet me përfaqësues të kompanisë
Lidion Kulla/SCAN Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga z. Domenico......

Si do të menaxhohet “stresi” i parkimit në Tiranë? - Gati projekti. Nga digjitalizimi i abonimeve, deri te aplikimi i rezidentëve online
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë rezidentët si dhe ata persona të cilët kanë abonime mujore fikse për parkimin e mjeteve në hapësirat publike shërbimet e......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 32 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 22 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 32 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë......

“Reforma e inspektimeve, më pranë biznesit” - Ibrahimaj: Fokusi, tek parandalimi dhe këshillimi i subjekteve
Diamila Leka/SCAN Reforma e inspektimeve pritet të nisë brenda këtij muaji, ndërkohë që projektligji i ri do të miratohet në seancën e radhës së Kuvendit.......

Ku investuan kompanitë e sigurimit? - Dominojnë obligacionet me 4.5 mld lekë. Rreth 26% e totalit, në valutë
Ledina Elezi/SCAN Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet financiare të shoqërive të sigurimit kanë konsistuar në bono thesari, obligacione dhe kuota......