Paketat e pushimeve në Mesdhe - Turqia shënon rritjen më të madhe të çmimeve me 50%

Kristi Ceta/ SCAN
Këtë vit, Turqia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve ndër tregjet kryesore të turizmit në Mesdhe në lidhje me paketat e pushimeve, me çmime 49.5% më të larta në korrik.
Në të gjithë Evropën, rritja e këtij viti është vlerësuar në një mesatare prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar. Të dhënat vijnë nga Eurostat për "paketat e pushimeve" në Evropë, të cilat ofrojnë shërbime të shumta ose të gjitha të përfshira, duke nisur me ushqimin, akomodimin, udhëzuesit e kështu me radhë.
Për sa u përket tregjeve kryesore turistike në Mesdhe, rritja më e madhe regjistrohet në Turqi, me një rekord prej 49.5% për shkak të inflacionit.
Megjithatë, bregdeti turk mbetet shumë tërheqës për udhëtarët evropianë, të cilët këtë vit tregojnë një preferencë të veçantë për destinacione si Antalia, Dalamani dhe Bodrumi.
Nuk është rastësi që turizmi turk ka gjeneruar të ardhura prej 23.7 miliardë dollarësh në gjysmën e parë të këtij viti. Me një objektiv prej 60 miliardë dollarësh dhe 60 milion turistë këtë vit, vendi po shkon drejt një rekordi të ri.
Në Francë, e cila ishte në qendër të vëmendjes këtë vit për shkak të Olimpiadës, rritja e çmimeve ishte 22.2% krahasuar me korrikun e vitit 2023, në Itali +19.5% dhe në Qipro +16.7%.
Greqia fqinje u rendit në vendin e 11-të në BE për sa i përket shtrenjtimit të paketave, me 7.5%, pak mbi mesataren evropiane.
Sondazh

“Moody’s”, asistencë për Bankën e Shqipërisë - Guvernatori Gent Sejko, takohet me përfaqësues të kompanisë
Lidion Kulla/SCAN Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim me një delegacion nga Moody’s Analytics, të kryesuar nga z. Domenico......

Si do të menaxhohet “stresi” i parkimit në Tiranë? - Gati projekti. Nga digjitalizimi i abonimeve, deri te aplikimi i rezidentëve online
Diamila Leka/ SCAN Për të gjithë rezidentët si dhe ata persona të cilët kanë abonime mujore fikse për parkimin e mjeteve në hapësirat publike shërbimet e......

Shkelje në karburante e instalime elektrike - ISHTI gjobit 32 subjekte, vlera e masave administrative arrin në 22 mln lekë
Ola Mitre / SCAN 32 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike janë......

“Reforma e inspektimeve, më pranë biznesit” - Ibrahimaj: Fokusi, tek parandalimi dhe këshillimi i subjekteve
Diamila Leka/SCAN Reforma e inspektimeve pritet të nisë brenda këtij muaji, ndërkohë që projektligji i ri do të miratohet në seancën e radhës së Kuvendit.......

Ku investuan kompanitë e sigurimit? - Dominojnë obligacionet me 4.5 mld lekë. Rreth 26% e totalit, në valutë
Ledina Elezi/SCAN Për gjysmën e parë të këtij viti, investimet financiare të shoqërive të sigurimit kanë konsistuar në bono thesari, obligacione dhe kuota......

Shqipëria, e 5-ta në Europë për pritshmëritë e punësimit - EUROSTAT: Por, paraqitet rënie e lehtë e treguesit në gusht
Armela Duka/ SCAN Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike është rritur me 1 pikë në muajin gusht të këtij viti. Ky përmirësim i treguesit u......

Sigurime në lekë, apo valutë? - AMF: 33.2% e primeve të shkruara bruto rezultojnë në monedhën evropiane
Ledina Elezi/SCAN Aktualisht, në shumicën e sektorëve të vendit tonë ka një prani të lartë të monedhave të huaja, kryesisht të euros dhe dollarit amerikan.......

Turqia aplikon për anëtarësimin në BRICS - Ankaraja synon të bëhet “urë lidhëse” mes BE dhe Azisë
Kristi Ceta/SCAN Turqia ka paraqitur formalisht kërkesën për t'u bashkuar me grupin BRICS të vendeve në zhvillim, në përpjekje për të zgjeruar ndikimin......