Doganat, rekord të ardhurash në 8 muaj - 1,3 mld lekë më shumë, pavarësisht 13 mld lekë humbje nga kursi i këmbimit

Dorian Koça/ SCAN
Gjatë muajit gusht administrata doganore ka mbledhur 21,4 miliardë lekë të ardhura, 100% të planit të periudhës. Ndërkohë, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar janë 1,7 miliardë lekë më shumë në buxhet.
Në publikimin e këtyre shifrave, administrata doganore e ka konsideruar “rezultat fantastik” importin i mallrave të akcizës, ku theksohet ai i karburantit, që këtë muaj ka arritur shifrën 76,000 ton, një shifër e paimagjinueshme vetëm një vit më parë. Krahasuar me muajin gusht të vitit 2023 janë zhdoganuar më shumë rreth 7,000 ton karburant, 20 ton cigare, 1,000 ton birrë dhe 150 ton kafe.
Sa i përket periudhës 8-mujore janar-gusht janë realizuar 153,7 miliardë lekë, ose 101% e planit me një plus në buxhetin e shtetit prej 1,3 miliardë lekësh, megjithëse janë humbur vetëm nga kursi i këmbimit 13 miliardë lekë, ose rreth 150 mln USD. Krahasuar me 8-mujorin 2023 janë realizuar 11,2 miliardë lekë më shumë, ose 108,3%.
Në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar mallrat e akcizës, që në këtë 8-mujor, sipas administratës doganore, kanë patur një “performancë të shkëlqyer”, duke dhënë rreth 27,000 ton karburant më shumë, rreth 30 ton cigare më shumë, rreth 200 ton kafe më shumë dhe 2,200 ton birrë më shumë.
Parë këtë ecuri në 8 muaj, administrata doganore synon të mbyllë të gjithë vitin me një rezultat historik sa i përket zhdoganimeve të mallrave të akcizës.
Sondazh

Gati skema e re e pensioneve - Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë problematikat
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e......

Energjia dhe pagat shtuan kostot e ndërtimit - Ndonëse më të reduktuara krahasuar me tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual, tregu i pasurive të paluajtshme ka përjetuar një zgjerim të konsiderueshëm, duke sjellë një......

BE rishikon subvencionet për hidrogjenin - Vendimi synon të kufizojë ndikimin e Kinës në rajon
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian po punon për rregulla më të rrepta për të siguruar që financimi i BE-së për projektet e hidrogjenit të jetë pozitiv për......

Irlanda nuk di çfarë të bëjë me paratë - Dublini kërkon të investojë suficitin prej 8.6 mld euro
Kristi Ceta/ SCAN Irlanda pritet të përballet me një situatë që e ka zili çdo vend tjetër evropian në buxhetin e ardhshëm të shtetit: një tepricë buxheti......

Japonia “provon” javën e punës 4-ditore - Qeveria kërkon zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore
Kristi Ceta/SCAN Japonia, një komb kaq i punëtor sa që gjuha e saj ka një term specific për procesin e “të punuarit deri në vdekje”, po përpiqet të adresojë......

Shqipëria, rekord për rritjen e netë qëndrimeve - Kemi ecurinë më të mire, sipas shifrave të EUROSTAT
Xhorxhina Deda/SCAN Në Shqipëri u regjistruan gjithsej rreth 2.3 milionë nëtë qëndrime përgjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2024, në strukturat......

Turizmi “nxit” ekonominë e Spanjës - Vizitorët gjermanë dhe britanikë e çojnë PBB-në spanjolle në 2.4%
Kristi Ceta/SCAN Spanja priti një rekord prej 10.9 milion turistësh në korrik, 7.3% më shumë se një vit më parë, ndërsa shpenzimet e tyre u rritën me 12%,......

Paketat e pushimeve në Mesdhe - Turqia shënon rritjen më të madhe të çmimeve me 50%
Kristi Ceta/ SCAN Këtë vit, Turqia ka shënuar rritjen më të madhe të çmimeve ndër tregjet kryesore të turizmit në Mesdhe në lidhje me paketat e pushimeve,......