Shqipëria Postuar më 4 Shtator 2024, 15:00

Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi

Nga SCAN TV
Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? -

Elisabeta Dosku/ SCAN

Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi

Pas më shumë se dy muaj nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e nenit në ligjin për tatimin mbi të ardhurat i cili taksonte profesionistët e lirë me një normë nga 15-23 për qind, ende nuk është gjetur rruga për rimbursimin e atyre bizneseve që kanë paguar detyrimin. Sipas Ministrit të Financave, Petrit Malaj, këtë duhet ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese.

Ministri preku edhe çështjen e rivlerësimit të pronave, ku norma tatimore e hedhur për diskutim është 5 %, por ende nuk ka një vendim final.

Në 7 muajt e parë të vitit ekonomia ka performuar pozitivisht, pasi buxheti i shtetit ka arkëtuar 402,5 miliardë lekë ose 103 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezulton të jenë mbledhur rreth 30.4 miliardë lekë, apo 305 milionë euro më shumë se 7-mujori i vitit 2023.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat