“Bashkitë, pak buxhet për ndryshimet klimatike” -Muço: Kryesisht shpenzimet shkojnë për paga. Duhet më tepër ndërgjegjësim

Ola Mitre / SCAN
“Shpenzimet e bashkive për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike janë modeste, ndonëse nevoja për investime në këtë drejtim është e madhe”. Ky është një prej përfundimeve paraprake, të Raportit të Monitorimit të Buxhetit për Mjedisin, fokusuar tek investimet për përshtatshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike, në bashkitë Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas për periudhën 2022 -2024. Klodian Muço, një nga ekspertët që ka punuar për hartimin e raportit thotë se vlerat buxhetore, që shkojnë realisht në këtë drejtim janë shumë të vogla.
“Te Bashkia Elbasan kemi 9.8% të buxhetit, që në aparencë shkon për mjedisin, por kur kalon në zëra të detajuar shikon që nuk ka fonde specifike për mbrojtjen e mjedisit apo për ndryshimet klimatike. Kur kalojmë te bashkitë që janë edhe më të vogla, atëhere ky buxhet reduktohet në mënyrë të ndjeshme. Për të gjitha këto bashki, por që duket se është një fenoment shqiptar, bashkitë nuk respektojnë detyrimet ligjore, që kanë të bëjnë me informimin e vazhduar të qytetarëve, ndërgjegjësimin e qytetarëve përsa i përket faktorëve të ndryshimit klimatik dhe të mbrojtjes së mjedisit”, - thotë Muço.
Po ashtu, ka rezultuar se shpenzimet kryesore bëhen për paga personeli, ndërkohë që investimet kapitale apo ato për ndërgjësimin e qytetarëve mbi risqet që vijnë nga ndryshimet klimatike janë thuajse inekzistente.
“Nuk kemi asgjë kundër që qytetarët të punojnë në administratën publike, por që në shumicën e rasteve nuk mjafton të paguash njerëz për të mbrojtur mjedisin. Nevojitet më tepër ndërgjegjësim i qytetarëve, t’u bëhet e qartë se çfarë do të thotë “ndryshime klimatike”, se çfarë do të thotë “mjedis”, se cilat janë pasojat te mjedisi dhe kam përshtypjen, që nëse kjo ndodh dhe ju kushton shumë pak bashkive, qytetarët do fillonin që t’iu kërkonin shumë më tepër llogari Këshillave Bashkiakë, në momentet kur ata hartojnë projektbuxhetet e tyre”, - thotë Muço.
Bujqësia, blegtoria, si dhe mbledhja e frutave dhe bimëve në natyrë janë sektorët më të rrezikuar në këto bashki, duke cenuar drejtpërdrejt familjet që i bazojnë të ardhuart e tyre te këta sektorë. Ndaj, rekomandimet e raportit të hartuar nga organizata All Green Centre, në kuadër të proejktit “Budget 4 Balance”, të mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, fokusohen te rritja e buxheteve në drejtim të mbrojtjes së mjedisit, si dhe rritjes së ndërgjegjësimit qytetar.
Sondazh

Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme - Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?
Diamila Leka/ SCAN Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të......

“Anijet shqiptare do të peshkojnë në dete të largëta” - Denaj: Rritje e sasisë së peshkut të zënë, shtim i eksporteve
Ledina Elezi/SCAN Anijet shqiptare do të lejohen të peshkojnë në dete më të thella dhe të largëta. Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi
Elisabeta Dosku/ SCAN Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi Pas më shumë se......

Doganat, rekord të ardhurash në 8 muaj - 1,3 mld lekë më shumë, pavarësisht 13 mld lekë humbje nga kursi i këmbimit
Dorian Koça/ SCAN Gjatë muajit gusht administrata doganore ka mbledhur 21,4 miliardë lekë të ardhura, 100% të planit të periudhës. Ndërkohë, krahasuar me......

Gati skema e re e pensioneve - Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë problematikat
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e......

Energjia dhe pagat shtuan kostot e ndërtimit - Ndonëse më të reduktuara krahasuar me tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual, tregu i pasurive të paluajtshme ka përjetuar një zgjerim të konsiderueshëm, duke sjellë një......

BE rishikon subvencionet për hidrogjenin - Vendimi synon të kufizojë ndikimin e Kinës në rajon
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian po punon për rregulla më të rrepta për të siguruar që financimi i BE-së për projektet e hidrogjenit të jetë pozitiv për......