3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm

Ola Mitre / SCAN
Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike. Marrëveshja e grantit ka mbërritur në Kuvend për diskutim, ndërkohë që sipas relacionit shoqërues projekti ka në fokus shërbimet e informacionit për klimën, forcimit në nivel kombëtar të sistemit të paralajmërimit të hershëm dhe vendimmarrjes së bazuar në informacionet mbi klimën. Gjithashtu, nëpërmjet këtij projekti do të kontribuohet në Agjendën e Gjelbër të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor si dhe në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike.
Ndërkaq, pavarësisht se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është partneri politik dhe do jetë nënshkruese e marrëveshjes, projekti targeton dhe parashikohet të sjellë përfitime institucionale për disa institucione në vend, si: Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, si dhe bashkitë e zonave bregdetare në vend.
Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuar nga ndryshimet klimatike, teksa fenomentet ekstreme të motit, thatësirat, përmbytjet apo zjarret po bëhen gjithmonë e më të shpeshta.
Sondazh

“Bashkitë, pak buxhet për ndryshimet klimatike” -Muço: Kryesisht shpenzimet shkojnë për paga. Duhet më tepër ndërgjegjësim
Ola Mitre / SCAN “Shpenzimet e bashkive për mbrojtjen e mjedisit dhe minimizimin e risqeve që vijnë nga ndryshimet klimatike janë modeste, ndonëse nevoja......

Bashkëpunim me TikTok për përmbajtje të dëmshme - Raportohen 355 video për pirateri. Si të denoncojmë në AMA për shkeljet?
Diamila Leka/ SCAN Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur një bashkëpunim me platformën TikTok me qëllim ndalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve të......

“Anijet shqiptare do të peshkojnë në dete të largëta” - Denaj: Rritje e sasisë së peshkut të zënë, shtim i eksporteve
Ledina Elezi/SCAN Anijet shqiptare do të lejohen të peshkojnë në dete më të thella dhe të largëta. Në Komisionin parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese,......

3 mln euro për ndryshimet klimatike - Granti i qeverisë gjermane, forcim i sistemit të paralajmërimit të hershëm
Ola Mitre / SCAN Qeveria gjermane do akordojë një grant prej 3 mln euro me fokus forcimin e rezistencës së vendit tonë kundër rreziqeve klimatike.......

Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi
Elisabeta Dosku/ SCAN Si do të veprohet me pagesat e profesionistëve të lirë? - Malaj: Kërkesë Gjykatës Kushtetuese për plotësim vendimi Pas më shumë se......

Doganat, rekord të ardhurash në 8 muaj - 1,3 mld lekë më shumë, pavarësisht 13 mld lekë humbje nga kursi i këmbimit
Dorian Koça/ SCAN Gjatë muajit gusht administrata doganore ka mbledhur 21,4 miliardë lekë të ardhura, 100% të planit të periudhës. Ndërkohë, krahasuar me......

Gati skema e re e pensioneve - Malaj: Brenda muajit Tetor adresojmë problematikat
Elisabeta Dosku/ SCAN Qeveria po përgatitet që në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore të reformojë sërish skemën e pensioneve me qëllim rritjen e......

Energjia dhe pagat shtuan kostot e ndërtimit - Ndonëse më të reduktuara krahasuar me tremujorin e dytë
Armela Duka/ SCAN Gjatë tremujorit të dytë të vitit aktual, tregu i pasurive të paluajtshme ka përjetuar një zgjerim të konsiderueshëm, duke sjellë një......