Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 12:26

“Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese” - Raporti final i OSBE-ODIHR: Votimi nga jashtë u menaxhua mirë

Nga Ernilda Luzi

“Zgjedhjet e 11 majit ishin konkurruese” - Raporti final i

OSBE-ODIHR ka publikuar raportin final të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të zhvilluara më 11 maj të këtij viti.

Referuar edhe raportit të mëparshëm paraprak, organizata vëren se zgjedhjet ishin konkurruese dhe u zhvilluan në mënyrë profesionale, por u mbajtën në një mjedis shumë të polarizuar dhe pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Megjithatë, kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bënin fushatë lirshëm, ndonëse disa raportuan për raste frikësimi.

Administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Votimi jashtë vendit, i futur për herë të parë në këto zgjedhje, u menaxhua mirë, pavarësisht marrëveshjes së vonë politike dhe miratimit të kësaj mase, si dhe disa çështjeve organizative. Gjithashtu, pati numër të konsiderueshëm akuzash për presion mbi votuesit, veçanërisht mbi punonjësit publikë. Për më tepër, legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore nuk penguan praktikat abuzive.

Më tej në raport theksohet se korniza ligjore ofron një bazë të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, pavarësisht nevojës për një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore me konsultime publike gjithëpërfshirëse. Mangësitë dhe paqartësitë e evidentuara ulin qartësinë e kornizës ligjore dhe krijojnë pasiguri në zbatimin e saj si në frymë, ashtu edhe në praktikë.

Ndërsa disa nga rekomandimet e ODIHR-it janë adresuar, shumica e rekomandimeve të mëparshme, përfshirë ato që lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta, raportimin e ndërmjetëm të financimit të fushatës dhe dispozitat për të siguruar një mjedis mediatik të përshtatshëm, përfshirë heqjen e përgjegjësisë penale për shpifje, mbeten të paadresuara, duke treguar mungesë vullneti politik për reforma gjithëpërfshirëse.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......