Analiza Postuar më 23 Tetor 2025, 11:29

Sa eksporton nëntoka shqiptare? Rreth 1.37 miliardë euro, ose sa 5.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Nga Xhorxhina Deda

Sa eksporton nëntoka shqiptare? Rreth 1.37 miliardë euro, ose sa 5.3%

“Scan Intel” ka analizuar vlerën e asaj që prodhon nëntoka shqiptare në një vit, të paktën në eksport. Për këtë arsye janë marrë në filtër eksportet e 14 zërave, ku dominojnë kryesisht mineralet dhe metalet. Vlerat më të fundit publike në këtë drejtim i referohen vitit 2024 si të plotë. Nga ana tjetër, vlera totale që do të nxjerrim nga kjo përllogaritje përbën më shumë se një të tretën e tregut.

Në total, shifrat e vitit 2024 flasin për plot 133 miliardë lekë eksporte të këtyre produkteve, çka përkthehet në plot 1.37 miliardë euro. Kjo shifër është e barabartë me thuajse 5.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë sa i përket vlerësimeve për vitin 2024.

Nëse i shohim më në detaj të 14 këto zëra sipas renditjes dhe peshës që kanë mbi totalin vëmë re se 5 të parat përfaqësojnë më shumë se 80% të totalit. Në vend të parë me diferencë të ndjeshme renditen “lëndët djegëse minerale”, pra hidrokarburet, me plot 45 miliardë lekë, ose 34% të totalit. Më pas ndjek “Giza dhe çeliku” me rreth 29 miliardë lekë, ose rreth 22% të totalit. Ndjekin “Xeherorët, zgjyra dhe hiri”, me 10.7%, “Alumini dhe artikujt prej tij” me 9.2%, “kripërat, sulfuret, oksidet, gëlqerja dhe çimento” me 8.7%, e me radhë metalet bazë, bakri, plumbi, zinku, kallaji dhe nikeli.

Krahasuar me vitet e kaluara ndërkohë shohim që gjatë viteve të fundit është regjistruar një rënie e eksporteve në vlerë. Rritja është theksuar ndjeshëm gjatë vitit 2022, kryesisht si pasojë e rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që në vitin 2024 eksportet e këtyre produkteve, kryesisht atyre të nëntokës kapnin vlerën e 133 miliardë lekëve, në vitin 2022 fiksoheshin pranë rreth 209 miliardë lekëve. Por, nga ana tjetër edhe monedha e dobët europiane ka luajtur rolin e saj.

Në rast se këtë krahasim do ta bënim me vitin 2005, si viti i fundit me të dhëna publike në këtë drejtim, shohim se diferenca është drastike. Asokohe, vlera e eksporteve të produkteve të nëntokës fiksohej në diçka më shumë se 100 milionë euro.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......