Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 10:16

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Nga Edel Strazimiri

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria,

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau mëngjesin e sotëm disa pamje nga takimet e zhvilluara dje në Londër.

Rama theksoi se “Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian”.

Gjatë takimeve, Rama mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.

Temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe liderëve evropianë, përfshirë edhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.

“Procesi i Berlinit 2025” është një platformë ndërkombëtare e cila synon të sjellë 6 vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së, nëpërmjet mekanizmave ekonomikë dhe jo vetëm.

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria,

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......