Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë? - Harta/ 72.8% e përfituesve ndaj totalit janë të moshuar në zonat urbane
Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më i ulët se 20 mijë lekë apo më i lartë.
Por ku do të shkojë bonusi dhe si është e shpërndarë harta e pensionistëve në të gjithë vendin?
Referuar të dhënave zyrtare ,ajo që vihet re është një rritje e lartë e numrit të pensionistëve nga viti në vit, ku nga 2023 në 2024, skemës i janë shtuar afro 16.400 përfitues. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë 5 vjeçarin e fundit, rritja në raport me vitin 2020 regjistrohet në 55.535 pensionistë më shumë.
Pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionet urbane, një shifër që arrin në 630,142 në fund të vitit që lamë pas, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare.
Ajo që vihet re është një trend progresiv shumë i lartë në rritje të pensioneve urbane. Nëse do ta krahasojmë më vitin 2020 ku regjistroheshin vetëm 550,420 pensione urbane, kapërcimi në 2024 është me 79.722 përfitues më shumë.
Në këtë grup, pensionet familjare janë rreth 44 mijë dhe kanë qenë thuajse në të njëjtin trend, pensionet e invaliditetit në 60.516 dhe kanë rezultuar më rënie, ndërsa pensionet e pleqërisë regjistrohen në 525,421 duke u rritur me 84.842 përfitues në raport me vitin 2020.
Shifrat tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta dhe se skema po mbingarkohet çdo ditë e më shumë.
Numri më i lartë i tyre është i përqendruar në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan.
Sa i takon pensioneve rurale, vihet re një trend tërësisht i kundërt. Numri i pensionistëve ruralë ka zbritur gradualisht nga 115,443 në vitin 2020, në 91.256 përfitues në vitin 2024, me një rënie që llogaritet 24.187 përfitues më pak në skemë.
Nga të cilët 82,146 janë pensione pleqërie, 5,410 pensione invaliditeti dhe 3,700 pensione familjare, të cilat të gjithë rezultojnë më rënie.
Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë, është i përqendruar në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Peshkopi.
Në total në të gjithë Shqipërinë janë mbi 607 mijë persona të moshës së tretë në qyet dhe fshat që përfitojnë shpërblim fundviti, 66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditetit dhe rreth 47.900 pensione familjare.

Greqia “studion” krizën e banesave - Dy strategjitë e qeverisë për të frenuar mungesën e strehimit
Qeveria greke ka njoftuar përdorimin e dy metodave për të përballuar krizën e banesave në vend: banesat sociale dhe qiraja sociale. Sipas Ministrisë së......

BE dhe SHBA bashkohen kundër Rusisë - Vendosin sanksione të reja për naftën dhe gazin rus
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, në përpjekje për ta detyruar Kremlinin të pranojë një armëpushim të......

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,......

Në mbështetje të sipërmarrësve të rinj - BERZH ofron 4.5 milionë euro për të ndihmuar bizneset në Kosovë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep një hua prej 4.5 milionë eurosh Bankës për Biznes (BpB) në Kosovë, me qëllim zgjerimin e qasjes......

Mbështetje financiare për studentët ekselentë - Hapen aplikimet në e-Albania, afati deri më 20 dhjetor
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet......

Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet, nga rinovimi i xhamisë deri tek ndriçimi!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se së shpejti do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti......

Makina fluturuese “prek” qiellin e Dubait - Kompania kineze prezanton modelin e ri të transportit ajror
Një makinë fluturuese e zhvilluar nga kompania kineze ARIDGE është prezantuar për herë të parë në Dubai, duke shënuar një hap të guximshëm drejt një epoke të......

“Fluturojnë” çmimet e banesave në Shkup - “Thyhet” kufiri prej 3 mijë euro për metër katror
Një blerës ka paguar 3077 euro për metër katror për një banesë prej 91 m² në lagjen Qendër të Shkupit, duke e tejkaluar për herë të parë kufirin prej 3000......