BE dhe SHBA bashkohen kundër Rusisë - Vendosin sanksione të reja për naftën dhe gazin rus
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë, në përpjekje për ta detyruar Kremlinin të pranojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Njoftimi i SHBA-së shënon herën e parë që administrata e dytë e Donald Trump vendos masa ekonomike kundër Moskës.
Trump ka qenë i rezervuar për të marrë një hap të tillë, duke shpresuar që homologu i tij rus, Vladimir Putin, të angazhohet në diplomaci dhe të pranojë ndalimin e luftës. Vendimi përfaqëson një fitore për evropianët, të cilët për 10 muaj kanë kërkuar nga Uashingtoni të ashpërsojë masat ndaj ekonomisë ruse.
Sanksionet amerikane synojnë dy kompanitë më të mëdha të naftës në Rusi, Rosneft dhe Lukoil, me të parën që është gjithashtu në listën e zezë të BE-së. Brukseli ka shmangur përfshirjen e Lukoil në sanksione për shkak të Hungarisë dhe Sllovakisë, që vazhdojnë të blejnë naftë ruse.
Vendimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë anuloi një samit në Budapest mes Trump dhe Putin, pasi pozicioni maksimalist i Rusisë po mbetej i pandryshuar. “Ne e anuluam takimin me Presidentin Putin. Nuk më dukej zgjidhja e duhur,” tha Trump.
Në të njëjtën kohë në Bruksel, ambasadorët ranë dakord për paketën e 19 të sanksioneve që nga shkurti 2022. Paketa përfshin ndalimin e parë të importit të gazit natyror të lëngshëm rus nga BE, duke filluar nga 1 janari 2027. Ky ndalim do t’u lejojë furnizuesve të mbetur (Belgjikë, Francë, Holandë, Spanjë dhe Portugali) të përdorin “forcën madhore” dhe të prishin kontratat afatgjata me Moskën, që përndryshe do të çonin në procese gjyqësore me vlerë miliarda euro.
Sanksionet ndalojnë të gjitha transaksionet me Rosneft dhe Gazprom Neft dhe përfshijnë në listën e zezë edhe 117 anije shtesë nga “flota fantazmë”, që përdoret për të shmangur kufizimin e çmimit për naftën ruse të transportuar me anije, duke e çuar totalin në 558 anije.

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër/ Rama: Shqipëria, pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në seancën plenare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, e cila u drejtua nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar,......

Në mbështetje të sipërmarrësve të rinj - BERZH ofron 4.5 milionë euro për të ndihmuar bizneset në Kosovë
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep një hua prej 4.5 milionë eurosh Bankës për Biznes (BpB) në Kosovë, me qëllim zgjerimin e qasjes......

Mbështetje financiare për studentët ekselentë - Hapen aplikimet në e-Albania, afati deri më 20 dhjetor
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet......

Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet, nga rinovimi i xhamisë deri tek ndriçimi!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se së shpejti do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti......

Makina fluturuese “prek” qiellin e Dubait - Kompania kineze prezanton modelin e ri të transportit ajror
Një makinë fluturuese e zhvilluar nga kompania kineze ARIDGE është prezantuar për herë të parë në Dubai, duke shënuar një hap të guximshëm drejt një epoke të......

“Fluturojnë” çmimet e banesave në Shkup - “Thyhet” kufiri prej 3 mijë euro për metër katror
Një blerës ka paguar 3077 euro për metër katror për një banesë prej 91 m² në lagjen Qendër të Shkupit, duke e tejkaluar për herë të parë kufirin prej 3000......

Varfëria “ushqen” krizat klimatike - OKB: Rreth 900 milionë njerëz përballen me rreziqet e motit ekstrem
Rreth 900 milionë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj pasojave gjithnjë e më të rënda të krizës klimatike, si nxehtësia ekstreme, përmbytjet,......

“Çdo 20 orë falimenton një biznes” - Kolapset e kompanive në nivel global, drejt kulmit në 2026
Numri i falimentimeve të bizneseve në nivel global do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2026, sipas parashikimit të kompanisë ndërkombëtare të sigurimeve......