Në mbështetje të sipërmarrësve të rinj - BERZH ofron 4.5 milionë euro për të ndihmuar bizneset në Kosovë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po i jep një hua prej 4.5 milionë eurosh Bankës për Biznes (BpB) në Kosovë, me qëllim zgjerimin e qasjes në financim për sipërmarrësit e rinj në vend.
Kredia është dhënë në kuadër të programit “Youth in Business” (YiB) për Ballkanin Perëndimor dhe synon të mbështesë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë në pronësi ose drejtohen nga persona nën moshën 35 vjeç. Kjo marrëveshje ndërtohet mbi suksesin e huasë së pare mes palëve, të nënshkruar në shtator të vitit 2022.
Programi synon të adresojë pengesat e shumta me të cilat përballen të rinjtë në sipërmarrje, duke përfshirë mungesën e kolateralit, historinë e kufizuar të kredisë dhe mungesën e përvojës.
Huaja mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes programit EFSD+ Growth4All, që ofron mbulim të rrezikut për kreditë që u jepen sipërmarrësve të rinj. Falë garancive të BE-së, Banka për Biznes do të mund të drejtojë më shumë fonde drejt bizneseve të vogla e të mesme të udhëhequra nga të rinjtë, duke u ofruar gjithashtu shërbime këshilluese, mundësi rrjetëzimi dhe produkte financiare të përshtatura për nevojat e tyre.
Një mbështetje shtesë teknike për forcimin e kapaciteteve të Bankës për Biznes dhe përmirësimin e shërbimeve për bizneset e reja po ofrohet nga Suedia, Italia, Luksemburgu dhe nga BE përmes programit EFSD+.
Programi “Youth in Business” është aktiv në Azinë Qendrore, Egjipt, Marok, Turqi dhe Ballkanin Perëndimor. Ai synon të lehtësojë qasjen në financa për bizneset në të gjitha vendet përfituese të BERZH-it. Deri më tani, BERZH ka investuar 827 milionë euro në Kosovë përmes 133 projekteve.
Mbështetje financiare për studentët ekselentë - Hapen aplikimet në e-Albania, afati deri më 20 dhjetor
Hapen zyrtarisht aplikimet për mbështetje financiare, për studentët më të mirë që kanë nisur studimet në programin e parë në universitetet......
Restaurimi i Kalasë së Borshit/ Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet, nga rinovimi i xhamisë deri tek ndriçimi!
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se së shpejti do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti......
Makina fluturuese “prek” qiellin e Dubait - Kompania kineze prezanton modelin e ri të transportit ajror
Një makinë fluturuese e zhvilluar nga kompania kineze ARIDGE është prezantuar për herë të parë në Dubai, duke shënuar një hap të guximshëm drejt një epoke të......
“Fluturojnë” çmimet e banesave në Shkup - “Thyhet” kufiri prej 3 mijë euro për metër katror
Një blerës ka paguar 3077 euro për metër katror për një banesë prej 91 m² në lagjen Qendër të Shkupit, duke e tejkaluar për herë të parë kufirin prej 3000......
Varfëria “ushqen” krizat klimatike - OKB: Rreth 900 milionë njerëz përballen me rreziqet e motit ekstrem
Rreth 900 milionë njerëz në mbarë botën janë të ekspozuar ndaj pasojave gjithnjë e më të rënda të krizës klimatike, si nxehtësia ekstreme, përmbytjet,......
“Çdo 20 orë falimenton një biznes” - Kolapset e kompanive në nivel global, drejt kulmit në 2026
Numri i falimentimeve të bizneseve në nivel global do të vazhdojë të rritet gjatë vitit 2026, sipas parashikimit të kompanisë ndërkombëtare të sigurimeve......
Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan edhe pse me një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes nuk ka pasur ndryshime të konsiderueshme në raport me ditën e djeshme duke u blerë......
10 vjetori i Këshillit të Investimeve, Balluku: Platformë e sukseshme bashkëpunimi qeveri-biznes
Zëvendëskryeministrja Balluku ka përshëndetur në 10 vjetorin e Këshillit të Investimeve, një institucion që e ka quajtur një platformë të sukseshme dialogu......





