Shqipëria Postuar më 25 Mars 2026, 13:51

Treni Vorë-Hani i Hotit, 8.8 mln euro për mbikqyrjen - BERZH lidh kontratën me konsorciumin francezo-spanjoll

Nga Ola Mitre

Treni Vorë-Hani i Hotit, 8.8 mln euro për mbikqyrjen - BERZH lidh

Me një vlerë prej rreth 8.8 mln euro, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën për mbikqyrjen e punimeve të rehabilitimit të hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kontrata është lidhur në datën 25 shkurt mes Hekurudhës Shqiptare, si autoritet kontraktor dhe bashkimit të përkohshëm të kompanive nga Franca dhe Spanja. Konsorciumi kryesohet nga kompania franceze SUEZ Consulting (SAFEGE), në partneritet me EPTISA Servicios de Ingeniería nga Spanja.

Tenderi për mbikqyrjen e punimeve të një prej investimeve më të mëdha hekurudhore në vend u hap në prill të vitit të kaluar, teksa mbikqyrja do të përfshijë edhe të gjitha shërbimet mekanike dhe elektrike.  

Ndërkaq, tenderi për rehabilitimin e kësaj hekurudhe aktualisht ka kaluar në fazën e dytë, që përfshin ftesën për kompanitë që kanë kaluar fazën e parakualifikimit të dorëzojnë ofertat teknike e financiare.

Autoritetet kanë konfirmuar se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.

Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.

Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat