Ku po shkojnë paratë e investitorëve të huaj në Shqipëri? - Pasuritë e paluajtshme kryesojnë listën e sektorëve që tërheqin më shumë kapital nga jashtë

Në krahasim me 2024, Shqipëria ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja gjatë vitit të kaluar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se fluksi i investimeve të huaja direkte kapi një shifër prej 427 milionë eurosh nga 361 milionë që ishte në fund të 2024.
Kjo tregon se vendi po bëhet nga viti në vit një “pol” tërheqës për investimet nga jashtë. Megjithatë, nëse bëjmë një përllogaritje ndërmjet tremujorëve, fluksi i investimeve pësoi një rënie me thuaje 5% vlerësuar me tremujorin e tretë.
Por cilët janë sektorët që kanë përthithur më shumë investime?
Pasuritë e paluajtshme vijojnë të mbajnë “fronin” e investimeve. Viti 2025 u mbyll me një vlerë prej 158 milionë eurosh investimesh që shkuan për këtë sektor, ndjekur nga sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit me 72 milionë, ai i energjisë elektrike, gazit dhe furnizimit me ujë me 40 milionë dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimit të automjeteve dhe motorçikletave.
Pavarësisht se është ndër katër sektorët me vlerën më të madhe të investimeve të huaja, tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimit të automjeteve dhe motorçikletave ka pësuar rënien më të madhe të fluksit nga tremujori i tretë i 2025 në të katërtin.
Edhe në fund të vitit 2025, arsimi, aktivitete të tjera shërbimi, bujqësia, pyjet dhe peshkimi, transporti dhe magazinimi, shëndeti dhe aktivitete të punës sociale, arte, argëtim dhe çlodhje rezultojnë me zero ose thuajse zero investime.
Shqipëria po shlyen më shpejt borxhin e jashtëm - BSH: Stoku bruto u zvogëlua me 0.9% në fund të 2025. Morëm më pak hua, paguam më shumë
Shqipëria po vijon të ulë më tej varësinë e saj nga borxhi i jashtëm. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, detyrimet e jashtme zbritën......
Emigrantët sollën rreth 1.1 miliardë euro/ Viti 2025: Bilanci përmirësohet, por kursi i këmbimit zbeh fuqinë blerëse
Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të......
Turizmi solli rekord prej 5.72 miliardë eurosh në 2025/ Të huajt shpenzuan rreth 2 herë më shumë se shqiptarët jashtë
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro,......
Të huajt “frenojnë” hyrjet në Shqipëri/ Rënie nga tregjet europiane. Shqiptarët mbajtën rritjen në kufi
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt 2026 në Shqipëri hynë 1.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3.9% krahasuar me shkurtin 2025.......
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua......
6.500 vende të lira për punëkërkuesit - AKPA: Mundësi të shumta për profesionistë dhe punëtorë të thjeshtë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka vënë në dispozicion 6.500 vende të lira pune në të gjithë vendin. Qindra pozicione janë të disponueshme në......
NASA do të shpenzojë 20 mld USD për bazën në hënë - Anulon investimet për stacionin hënor në orbitë
NASA po anulon planet për të vendosur një stacion hapësinor në orbitën hënore dhe në vend të kësaj do të përdorë komponentët e tij për të ndërtuar një bazë......
Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? - Irani e mohon se ka bisedime me amerikanët
Fund i luftës, apo trupa tokësore? Njoftimet janë kontradiktore. Sipas raportimeve të medias, SHBA-të i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t'i......


