Shqipëria po shlyen më shpejt borxhin e jashtëm - BSH: Stoku bruto u zvogëlua me 0.9% në fund të 2025. Morëm më pak hua, paguam më shumë

Shqipëria po vijon të ulë më tej varësinë e saj nga borxhi i jashtëm. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, detyrimet e jashtme zbritën në 10.2 miliardë euro në fund të vitit të kaluar nga 10.3 miliardë që ishin në tremujorin e tretë.
Statistikat tregojnë se Shqipëria po shlyen me një ritëm më të shpejtë borxhin e marrë nga institucionet apo tregjet financiare ndërkombëtare. Stoku i tij u zvogëlua me 94.5 milionë euro ose 0.9% në fund të 2025, për shkak se vendi ka marrë më pak hua dhe ka shlyer më shumë borxh, si dhe për arsye të kursit të këmbimit, ku ka pasur luhatje të valutave që kanë favorizuar pagimin më lirë të borxhit nga ana e Shqipërisë.
Borxhi i jashtëm i vendit ndahet në afatshkurtër dhe afatgjatë. Shumicën e detyrimeve të jashtme, rreth 87%, vendi i ka afatgjata, pra ka marrë borxh për t'i shlyer për një kohë të gjatë. Tkurrja e borxhit të jashtëm bruto është ndikuar nga zvogëlimi i borxhit të jashtëm afatgjatë me 108 milionë euro, ku sektori publik ka shlyer më shumë detyrime, ndërsa sektori privat i ka shtuar ato.
Nga ana tjetër, borxhi që merret për t'u shlyer për një kohë më të shkurtër, është rritur me 11.4 milionë euro si rezultat i marrjes së më shumë huave nga korporatat depozituese.
Por sa peshë zë borxhi i jashtëm në ekonominë e vendit?
Borxhi i Jashtëm Bruto në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) vlerësohet në 37.9% nga 41.5% në fund të vitit 2024. Monedha evropiane (EUR) është monedha kryesore në emërimin e detyrimeve të Shqipërisë ndaj botës, duke përbërë rreth 74% të totalit, e ndjekur nga dollari amerikan (USD) me rreth 8% dhe SDR me rreth 5%.
Që nga fillimi i vitit të kaluar, borxhi i jashtëm i Shqipërisë sa vjen e është ulur. Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit 2024, borxhi i jashtëm rezulton të jetë rritur.
Emigrantët sollën rreth 1.1 miliardë euro/ Viti 2025: Bilanci përmirësohet, por kursi i këmbimit zbeh fuqinë blerëse
Remitancat nga emigrantët shqiptarë arritën në 1.12 miliardë euro gjatë vitit 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani në serinë e bilancit të......
Turizmi solli rekord prej 5.72 miliardë eurosh në 2025/ Të huajt shpenzuan rreth 2 herë më shumë se shqiptarët jashtë
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërise, të ardhurat e turizmit për vitin 2025 kapën një rekord te ri duke u regjistrua pranë vlerës 5.72 miliardë euro,......
Të huajt “frenojnë” hyrjet në Shqipëri/ Rënie nga tregjet europiane. Shqiptarët mbajtën rritjen në kufi
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në shkurt 2026 në Shqipëri hynë 1.1 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3.9% krahasuar me shkurtin 2025.......
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me Bashkimin Europian
Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë me temë “Zgjerimi dhe zhvillimi: Çfarë na diktojnë shifrat”, i cili u zhvillua......
6.500 vende të lira për punëkërkuesit - AKPA: Mundësi të shumta për profesionistë dhe punëtorë të thjeshtë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka vënë në dispozicion 6.500 vende të lira pune në të gjithë vendin. Qindra pozicione janë të disponueshme në......
NASA do të shpenzojë 20 mld USD për bazën në hënë - Anulon investimet për stacionin hënor në orbitë
NASA po anulon planet për të vendosur një stacion hapësinor në orbitën hënore dhe në vend të kësaj do të përdorë komponentët e tij për të ndërtuar një bazë......
Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? - Irani e mohon se ka bisedime me amerikanët
Fund i luftës, apo trupa tokësore? Njoftimet janë kontradiktore. Sipas raportimeve të medias, SHBA-të i kanë dërguar Iranit një plan me 15 pika për t'i......
Siguria në kantieret e ndërtimit - IKMT ndërhyn në Golem e Qerret. Qendro: Nga 55 subjekte, vetëm 2 sipas ligjit
Zona e Golemit dhe Qerretit rezulton ndër më problematiket sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore për sigurimin teknik në kantieret e......


