Si ndikon kompensimi i TVSH-së tek fermerët? - Guri: Rritet formalizimi, më shumë gjurmueshmëri për produktet

Afro 15 milionë euro në total pritet të shpërndahen për fermerët në formën e kompensimit të TVSH-së me 10 për qind për faturat e shitjes së produkteve bujqësore.
Në një intervistë për SCAN TV, Zv. Ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri thekson se përpos mbështetjes financiare, ky mekanizëm ka një efekt të rëndësishëm në formalizimin e sektorit dhe rritjen e gjurmueshmërisë.
“Për ne është një instrument që e çon fermerin në atë që është shumë e rëndësishme për ne, formalizimin. Përtej mbështetjes që është shumë e rëndësishme, është gjithashtu shumë e rëndësishme për ne që të kuptojmë që një pjesë e aktivitetit bujqësor, i cili deri një vit më përpara kryhej jashtë procesit të formalizimit, sot ai është i formalizuar. Dhe në këtë proces, nuk përfiton vetëm fermeri, por të gjitha hallkat e zinxhirit të shitjes deri tek konsumatori final. Sepse një proces i formalizuar është një është një proces në të cilin ne sigurojmë gjurmueshmërinë e produktit duke filluar nga prodhuesit deri tek konsumatori”.
I pyetur nëse ka ngërç midis grumbulluesve dhe fermerëve për lëshimin e faturave, Guri shprehet se të gjitha problematikat do të zgjidhen gradualisht
“Ky është një proces dhe si çdo proces në fillim ai ka vështirësitë e tij, por pikërisht ky është edhe elementi më i rëndësishëm që duhet të kemi në konsideratë. Me avancimin e aplikimit të këtij procesi, ky proces do të normalizohet për të kuptuar që edhe fermeri duhet të marrë faturën, por edhe grumbulluesi duhet të lëshojë faturën. Sigurisht që ky proces duhet të ndiqet edhe nga autoritetet përkatëse.”
Kjo skemë aplikohet për herë të parë në sektorin bujqësor, duke zëvendësuar në një farë mënyre mbështetjen që jepej për fermerët përmes skemës së naftës në bujqësi.
Inflacioni 3.4% në korrik/ Ushqimet dhe argëtimi shtyjnë çmimet lart
Çmimet e konsumit shënuan një rritje vjetore prej 3.4% në korrik 2026, ndërsa krahasuar me qershorin ato u ulën me 0.1%. Ushqimet vijojnë të kenë peshën......
Varfëria energjetike, jo vetëm kompensim financiar - Mbështetje për banesat, Sauku: Investime që ulin koston dhe rrisin cilësinë e jetës
Termoizolim i banesave, zëvendësim i dyerve dhe dritareve, pajisje me eficiencë energjie apo sisteme më eficiente ngrohjeje. Këto janë disa nga ndërhyrjet që......
Interesat favorizojnë kursimet në lekë - BSH: Depozitat në monedhën vendase rriten me 13.5%. Ato me afat kalojnë gjysmën e totalit
Kursimet e shqiptarëve në banka po rriten, ndërsa normat e interesit po luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët zgjedhin të......
Kultura nën “lupën” e çmimeve/ Librat u bënë më të kushtueshëm. Instrumentet muzikore pësuan rënie
Niveli dhe struktura e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në shpenzimet e familjeve. Në këtë kuadër, Indeksi i......
Gratë jetojnë më gjatë, por me shëndet të dobët - OBSH: Më shumë vite me sëmundje kronike dhe paaftësi
Shëndeti i grave përtej viteve riprodhuese po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në politikat dhe analizat shëndetësore europiane. Një analizë e Organizatës......
Sektori i TIK-ut kërkon specialistë të IA - Raporti i RCC: Zhvillimet e reja po ndryshojnë nevojat e tregut të punës
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga sektorët me potencial për ekonominë shqiptare. Eksportet e shërbimeve......
Bashkitë, 31 milionë euro borxhe — 6-mujori/ Kryeson Kavaja, pa detyrime Pusteci dhe Këlcyra
Ndërsa reforma e re administrativo-territoriale ka ngjallur shumë diskutime për shkak se synon të shkrijë 15 bashki në shkallë vendi, një ndër elementët që......
Airbnb jashtë bregdetit/ Shkodra kryeson me të ardhurat më të larta, Elbasani me rritjen rekord
Të dhënat e AirDNA për korrikun 2026 tregojnë një zgjerim të shpejtë të tregut të qirave afatshkurtra, me rritje të forta si në numrin e pronave, ashtu edhe......

