Airbnb jashtë bregdetit/ Shkodra kryeson me të ardhurat më të larta, Elbasani me rritjen rekord
Të dhënat e AirDNA për korrikun 2026 tregojnë një zgjerim të shpejtë të tregut të qirave afatshkurtra, me rritje të forta si në numrin e pronave, ashtu edhe në të ardhurat dhe zënien. “Scan Intel” ka shqyrtuar qytetet turistike jobregdetare.
Tregu i qirave afatshkurtra po fiton terren edhe jashtë destinacioneve tradicionale turistike të Shqipërisë. Sipas të dhënave të AirDNA për korrikun 2026, Elbasani shënon rritjen më të fortë vjetore të të ardhurave mes qyteteve të analizuara, ndërsa Shkodra mbetet qyteti me të ardhurat mesatare më të larta.
Elbasani është surpriza e këtij viti. Qyteti kishte 194 listime aktive Air Bnb në korrik, ndërsa një listim mesatar gjeneroi rreth 3.8 mijë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Të ardhurat janë rritur me plot 77.2% krahasuar me korrikun 2025. Në të njëjtën periudhë, zënia është rritur me 23.3%, ndërsa çmimi mesatar për natë është rritur me 32.3%, duke arritur në 76 dollarë.
Kjo rritje reflektohet edhe në, treguesin që lidh çmimin mesatar me nivelin e zënies se një Air Bnb. Në Elbasan ai ka arritur në 38 dollarë, duke u rritur me 118.3% në një vit dhe duke kaluar edhe Shkodrën.
Megjithatë, Shkodra vijon të ketë të ardhurat më të larta për listim. Me 1,861 prona aktive, një listim mesatar gjeneroi rreth 4.3 mijë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Zënia arriti në 43% të netëve të disponueshme, ndërsa çmimi mesatar ishte 70 dollarë për natë. Të ardhurat janë rritur me 49.8% në një vit.
Në Korçë, numri i listimeve aktive ka arritur në 877, me një rritje prej 21.1%. Të ardhurat mesatare për listim janë rreth 2.3 mijë dollarë, ndërsa të ardhurat totale janë rritur me 54.1%. Zënia është rritur me 22.7%, edhe pse çmimi mesatar për natë ka rënë me 2%, në 60 dollarë.
Ndërsa Berati numëron 740 listime aktive. Një listim mesatar ka gjeneruar rreth 3.3 mijë dollarë në 12 muajt e fundit, ndërsa 34% e netëve të disponueshme janë rezervuar. Të ardhurat janë rritur me 51.4%, ndërsa çmimi mesatar për natë është 51 dollarë.
Në të katër qytetet, numri i pronave aktive është rritur gjatë vitit të fundit. Kjo tregon se tregu i akomodimit afatshkurtër po zgjerohet përtej zonave bregdetare, ndërsa Elbasani veçohet për ritmin e rritjes dhe jo për nivelin absolut të të ardhurave.
Situata e zjarreve në vend/ MM: 4 vatra ende aktive, 350 forca në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe një tjetër është nën monitorim, bëri të......
“Pronarët përfitues, pragu i deklarimit të ulet në 10%” - Propozimet e AIS: Të zgjerohen dhe subjektet që duhet t’i deklarojnë
Pragu për deklarimin e pronarëve përfitues duhet të ulet nga 25% në 10% për kompanitë që operojnë në sektorë me risk të lartë apo me rëndësi strategjike për......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të regjistrojë rënie të vlerës duke u dobësuar sërish përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 79.3......
Pritet rritje globale e çmimit të ushqimeve bazë - Parashikimi i Oxford Economics. Ndikojnë lufta dhe valët e nxehtësisë
Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në vitin 2027, me ndikimin më të rëndë që pritet të jetë në drithëra, fruta dhe......
Fuqia shpenzuese 2.5 trilionë euro mund të bëhet e gjelbër - Koalicioni i biznesit i bën presion BE-së të veprojë
Një koalicion prej 26 biznesesh dhe organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë më shumë se 11,500 kompani po i kërkon Komisionit Evropian që t’i bëjë......
Skema e pensioneve “mbledh” mbi 1.2 miliardë euro/ 7-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat nga të punësuarit
Vetëm në muajin Korrik, të punësuarit në vend kanë derdhur afro 17.9 miliardë lekë apo rreth 179 milionë euro në arkën e shtetit si kontribut për skemën e......
Detet e Evropës arrijnë temperaturë rekord - Ndryshimet klimatike kërcënojnë jetën detare
Ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu ishte shkaku kryesor i temperaturave rekord të detit në Evropë kohët e fundit , thanë shkencëtarët, duke......
Arrihet marreveshja tregtare SHBA-Kanada/ Trump pezullon hyrjen në fuqi të tarifave prej 50%
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se po shtynte tarifat amerikane prej 50% për importet kanadeze me vlerë 20 miliardë dollarë, pasi të dy vendet......

