Zjarri në Dajt vijon të jetë aktiv – MM: 382 forca në terren për përballimin e flakëve në të gjithë vendin

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 3 janë nën kontroll, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Për përballimin e situatës janë angazhuar 382 forca operacionale dhe 40 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje të operacioneve në terren, Forcat e Armatosura kanë angazhuar 90 efektivë dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore.
Në Dajt, Tiranë, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 30 efektivëve të Forcave të Armatosura. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara, ndërsa vatra në Priskë është nën kontroll.
Në Lufaj të Mirditës, vatra mbetet aktive me intensitet të ulët dhe forcat operacionale vijojnë ndërhyrjen. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Situata vijon të monitorohet nga afër në Tërbun–Gjegjan–Gojan, Pukë. Në sipërfaqet pyjore të Tërbunit situata është përmirësuar, ndërsa vatrat në Gjegjan dhe Gojan vijojnë aktive. Gjatë operacionit është evakuuar një familje, ndërsa ndërhyrja e forcave ka shmangur rrezikun për banesën. Operacioni sot mbështetet nga 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë.
Në Gjorm të Sipërm, Malësi e Madhe, vijon puna për shuarjen e një vatre të riaktivizuar. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të MZSH-së.
Ndërkohë, në Tunjë të Re, Gramsh, strukturat operacionale vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Sipas autoriteteve, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Gurë-Lurë, situata mbetet nën kontroll pas shuarjes së zjarrit, ndërsa në Qafë Helmes vijon puna e forcave operacionale. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për banesat.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e pandërprerë të situatës në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari dhe monedha europiane
Dollari amerikan nuk ka arritur as këtë të enjte te rikuperojë nga rënia e vazhdueshme që e ka përshkruar përgjatë kësaj jave duke humbur sërish pikë këtë......
Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? - 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës
Ministria e Financave ka shitur 258.5 miliardë lekë tituj qeveritarë nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në......
Tatimet kontrollojnë bizneset turistike për evazion - Konstatohen 13 shkelje në Shkodër. Çfarë parashikon plani?
Në kulmin e sezonit turistik, administrata tatimore vijon kontrollet në subjekte në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, për të siguruar që të......
Spanja dhe Italia, në kapacitetin maksimal turistik - Rritja u nxit kryesisht nga klientët ndërkombëtarë
Spanja dhe Italia po arrijnë kapacitetin e tyre maksimal turistik. Rreziku është që në vitet e ardhshme, Turqia dhe Egjipti të përfitojnë. Alarmi u ngrit pak......
Borxhi i SHBA për herë të parë kalon 40 trilionë USD - Paralajmërimet e para se një krizë e re fiskale po fillon
Borxhi total i SHBA-së ka tejkaluar 40 trilionë dollarë për herë të parë, tha Departamenti i Thesarit, duke marrë paralajmërime të reja se një krizë fiskale......
Zbulohet vaksina kundër kancerit të lëkurës - Testi i suksesshëm i Moderna dhe Merck ndaj melanomës
Suksesi me një vaksinë të personalizuar kundër kancerit të projektuar për të mbajtur larg melanomën hap një rrugë të re trajtimi që mjekët shpresojnë se do......
Rusët tërheqin miliarda nga bankat - Shtohet frika se Kremlini do të sekuestrojë kursimet për luftë
Rusët tërhoqën rreth 24.4 miliardë euro nga sistemi bankar i vendit në shtatë muajt e parë të këtij viti. Sulmet me dronë ukrainasë ndaj rafinerive të naftës......
Si ndikon kompensimi i TVSH-së tek fermerët? - Guri: Rritet formalizimi, më shumë gjurmueshmëri për produktet
Afro 15 milionë euro në total pritet të shpërndahen për fermerët në formën e kompensimit të TVSH-së me 10 për qind për faturat e shitjes së produkteve......

