Gratë jetojnë më gjatë, por me shëndet të dobët - OBSH: Më shumë vite me sëmundje kronike dhe paaftësi

Shëndeti i grave përtej viteve riprodhuese po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në politikat dhe analizat shëndetësore europiane. Një analizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rajonin europian tregon se gratë kalojnë më shumë vite me sëmundje kronike dhe paaftësi, ndërsa në disa raste problemet e tyre shëndetësore diagnostikohen më vonë ose dokumentohen më pak saktë.
Edhe të dhënat për Shqipërinë tregojnë një barrë të lartë të sëmundjeve kronike tek gratë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025, sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut ishin shkaku kryesor i vdekjeve për të dyja gjinitë, por pesha e tyre ishte më e lartë te gratë. Ato përbënin 54.5% të të gjitha vdekjeve të grave, kundrejt 51.6% te burrat. Në total, sëmundjet e qarkullimit shkaktuan rreth 53% të vdekjeve në vend.
Një tjetër element që përkon me shqetësimin e ngritur nga OBSH lidhet me mënyrën se si regjistrohen shkaqet e vdekjes. Në Shqipëri, 20.9% e vdekjeve gjatë vitit 2025 u klasifikuan në grupin “simptoma, shenja dhe sëmundje jo mirë të përcaktuara”. Brenda këtij grupi, 72.9% lidhen me pleqërinë, ndërsa INSTAT evidenton se vdekjet e regjistruara për këtë shkak janë më të shpeshta te gratë sesa te burrat.
Në nivel europian, OBSH ngre të njëjtin shqetësim. Te gratë mbi 45 vjeç, shkaku i vdekjes ka rreth 14% më shumë gjasa sesa te burrat të regjistrohet në kategori të papërcaktuara, si insuficiencë kardiake, arrest kardiak, dobësi, demencë e paspecifikuar apo shkak i panjohur.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një pjesë e kësaj diference lidhet me faktin se gratë jetojnë më gjatë dhe në moshë të avancuar mund të vuajnë njëkohësisht nga disa sëmundje. Por analiza evidenton edhe diagnoza më të vonuara, më pak ekzaminime dhe përfaqësim më të ulët të grave në kërkimet klinike, veçanërisht për sëmundjet kardiovaskulare.
OBSH kërkon që kujdesi për shëndetin e grave të mos përqendrohet vetëm te shtatzënia dhe vitet riprodhuese, por të shtrihet gjatë gjithë jetës, me më shumë vëmendje ndaj diagnostikimit të hershëm dhe sëmundjeve kronike.
Sektori i TIK-ut kërkon specialistë të IA - Raporti i RCC: Zhvillimet e reja po ndryshojnë nevojat e tregut të punës
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga sektorët me potencial për ekonominë shqiptare. Eksportet e shërbimeve......
Bashkitë, 31 milionë euro borxhe — 6-mujori/ Kryeson Kavaja, pa detyrime Pusteci dhe Këlcyra
Ndërsa reforma e re administrativo-territoriale ka ngjallur shumë diskutime për shkak se synon të shkrijë 15 bashki në shkallë vendi, një ndër elementët që......
Airbnb jashtë bregdetit/ Shkodra kryeson me të ardhurat më të larta, Elbasani me rritjen rekord
Të dhënat e AirDNA për korrikun 2026 tregojnë një zgjerim të shpejtë të tregut të qirave afatshkurtra, me rritje të forta si në numrin e pronave, ashtu edhe......
Situata e zjarreve në vend/ MM: 4 vatra ende aktive, 350 forca në terren
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 4 vijojnë aktive dhe një tjetër është nën monitorim, bëri të......
“Pronarët përfitues, pragu i deklarimit të ulet në 10%” - Propozimet e AIS: Të zgjerohen dhe subjektet që duhet t’i deklarojnë
Pragu për deklarimin e pronarëve përfitues duhet të ulet nga 25% në 10% për kompanitë që operojnë në sektorë me risk të lartë apo me rëndësi strategjike për......
Rënie e përgjithshme në tregun valutor – Dobësohen monedhat kryesore
Dollari amerikan ka vijuar edhe këtë të mërkurë të regjistrojë rënie të vlerës duke u dobësuar sërish përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 79.3......
Pritet rritje globale e çmimit të ushqimeve bazë - Parashikimi i Oxford Economics. Ndikojnë lufta dhe valët e nxehtësisë
Çmimet globale të ushqimeve pritet të rriten me 11.8% këtë vit dhe me 4.8% në vitin 2027, me ndikimin më të rëndë që pritet të jetë në drithëra, fruta dhe......
Fuqia shpenzuese 2.5 trilionë euro mund të bëhet e gjelbër - Koalicioni i biznesit i bën presion BE-së të veprojë
Një koalicion prej 26 biznesesh dhe organizatash të shoqërisë civile që përfaqësojnë më shumë se 11,500 kompani po i kërkon Komisionit Evropian që t’i bëjë......

