Ku në Europë mund të pushosh me më pak se 100 euro? Agjencia britanike rendit Tiranën si alternativën më të lirë
Tirana është renditur si destinacioni më ekonomik në Europë për një pushim në qytet, sipas një analize të publikuar nga Thomas Cook, agjenci e njohur britanike në sektorin e udhëtimeve. Sipas renditjes, një turist shpenzon mesatarisht 59 euro në ditë në kryeqytetin shqiptar, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe pijet dhe transportin.
Me këtë kosto, Tirana renditet në krye të listës së qyteteve europiane të analizuara për vlerën më të mirë në raport me shpenzimet, duke u pozicionuar përpara disa prej destinacioneve të njohura turistike të kontinentit.
Pas Tiranës vjen Bukureshti i Rumanisë, me një kosto ditore prej 66 eurosh për person. Antalya në Turqi dhe Varshava në Poloni ndajnë vendin e tretë, me nga 78 euro në ditë. Në vendin e pestë renditet Stambolli, me 82 euro, ndërsa Mugla dhe Krakovi ndajnë vendin e gjashtë me nga 87 euro. Vilniusi dhe Frankfurti renditen në vendin e tetë, me nga 90 euro, të ndjekur nga Lioni me 91 euro. Më tej, Tallini renditet me 93 euro, Heraklioni me 99 euro, ndërsa Porto mbyll listën me 100 euro në ditë për person.
Avantazhi i Tiranës bëhet edhe më i dukshëm në krahasim me qytetet e tjera të listës. Një ditë qëndrimi në kryeqytetin shqiptar kushton 7 euro më pak se në Bukuresht, ndërsa diferenca me Porton, qytetin më të shtrenjtë të kësaj renditjeje, arrin në 41 euro në ditë për person.
Renditja përfshin jo vetëm çmimin e hotelit, por edhe shpenzimet që një turist mund të ketë gjatë ditës, çka e bën atë një tregues më të gjerë të kostos së një udhëtimi.
Në një treg europian ku çmimi është bërë një nga faktorët kryesorë në zgjedhjen e destinacionit, Tirana shfaqet kështu si alternativa më e leverdishme për turistët që kërkojnë një pushim urban me buxhet të kontrolluar.
Zjarri në Dajt vijon të jetë aktiv – MM: 382 forca në terren për përballimin e flakëve në të gjithë vendin
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35 vatra zjarri në territorin e vendit, nga të cilat 5 vijojnë aktive dhe 3 janë nën kontroll, bëri të ditur......
Rënie e ndjeshme në tregun valutor – Dobësohen Dollari dhe monedha europiane
Dollari amerikan nuk ka arritur as këtë të enjte te rikuperojë nga rënia e vazhdueshme që e ka përshkruar përgjatë kësaj jave duke humbur sërish pikë këtë......
Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? - 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës
Ministria e Financave ka shitur 258.5 miliardë lekë tituj qeveritarë nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në......
Tatimet kontrollojnë bizneset turistike për evazion - Konstatohen 13 shkelje në Shkodër. Çfarë parashikon plani?
Në kulmin e sezonit turistik, administrata tatimore vijon kontrollet në subjekte në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, për të siguruar që të......
Spanja dhe Italia, në kapacitetin maksimal turistik - Rritja u nxit kryesisht nga klientët ndërkombëtarë
Spanja dhe Italia po arrijnë kapacitetin e tyre maksimal turistik. Rreziku është që në vitet e ardhshme, Turqia dhe Egjipti të përfitojnë. Alarmi u ngrit pak......
Borxhi i SHBA për herë të parë kalon 40 trilionë USD - Paralajmërimet e para se një krizë e re fiskale po fillon
Borxhi total i SHBA-së ka tejkaluar 40 trilionë dollarë për herë të parë, tha Departamenti i Thesarit, duke marrë paralajmërime të reja se një krizë fiskale......
Zbulohet vaksina kundër kancerit të lëkurës - Testi i suksesshëm i Moderna dhe Merck ndaj melanomës
Suksesi me një vaksinë të personalizuar kundër kancerit të projektuar për të mbajtur larg melanomën hap një rrugë të re trajtimi që mjekët shpresojnë se do......
Rusët tërheqin miliarda nga bankat - Shtohet frika se Kremlini do të sekuestrojë kursimet për luftë
Rusët tërhoqën rreth 24.4 miliardë euro nga sistemi bankar i vendit në shtatë muajt e parë të këtij viti. Sulmet me dronë ukrainasë ndaj rafinerive të naftës......

