Sa borxh të brendshëm ka marrë qeveria në 7 muaj? - 258.5 miliardë lekë tituj të shitur, më shumë se në të njëjtën periudhë të 2025-ës

Ministria e Financave ka shitur 258.5 miliardë lekë tituj qeveritarë nga fillimi i vitit e deri në muajin korrik. Të dhënat tregojnë se qeveria ka nxjerrë në ankande 1.2 miliardë lekë bono thesari dhe obligacione më shumë se në shtatëmujorin e vitit të kaluar. Kjo tregon se qeveria ka pasur më shumë nevojë të marrë borxh të brendshëm.
Bonot e thesarit rezultojnë të jenë instrumenti më i emetuar gjatë 2026, ndërsa janari dhe marsi kanë shënuar vlera rekord të emetimeve krahasuar me muajt e tjerë.
Shitja e titujve qeveritarë realizohet në tregun primar dhe sekondar. Në tregun primar, qeveria shet për herë të parë titujt dhe merr drejtpërdrejt paratë nga investitorët. Në këtë treg marrin pjesë kryesisht bankat tregtare, institucionet financiare dhe në disa raste edhe investitorë të tjerë institucionalë.
Pasi këta tituj janë blerë në tregun primar, ato mund të tregtohen më tej në tregun sekondar. Ky është tregu ku titujt e borxhit që janë emetuar më parë mund të blihen dhe shiten mes bankave, institucioneve financiare apo investitorëve të tjerë, pa përfshirë drejtpërdrejt qeverinë në transaksion.
Sipas një raporti të Ministrisë së Financave për muajin korrik, yield-i mesatar i ofertave konkurruese për bonot e thesarit 12-mujore në muajin korrik 2026 u përmbyll në nivelin 2.67%.
Për sa i përket tregut sekondar, nga bankat zhvilluese të tregut u realizuan 2 transaksione. Totali i tregtimit arriti vlerën totale 9.9 milionë lekë.
Nga ana tjetër, në Gusht 2026, Ministria e Financave planifikon të emetojë nëpërmjet 7 ankandeve 27.5 miliardë lekë, nga të cilat 15.5 miliardë lekë janë Bono Thesari dhe 12.2 miliardë lekë janë Obligacione.
Tatimet kontrollojnë bizneset turistike për evazion - Konstatohen 13 shkelje në Shkodër. Çfarë parashikon plani?
Në kulmin e sezonit turistik, administrata tatimore vijon kontrollet në subjekte në kuadër të Planit Operacional të Turizmit, për të siguruar që të......
Spanja dhe Italia, në kapacitetin maksimal turistik - Rritja u nxit kryesisht nga klientët ndërkombëtarë
Spanja dhe Italia po arrijnë kapacitetin e tyre maksimal turistik. Rreziku është që në vitet e ardhshme, Turqia dhe Egjipti të përfitojnë. Alarmi u ngrit pak......
Borxhi i SHBA për herë të parë kalon 40 trilionë USD - Paralajmërimet e para se një krizë e re fiskale po fillon
Borxhi total i SHBA-së ka tejkaluar 40 trilionë dollarë për herë të parë, tha Departamenti i Thesarit, duke marrë paralajmërime të reja se një krizë fiskale......
Zbulohet vaksina kundër kancerit të lëkurës - Testi i suksesshëm i Moderna dhe Merck ndaj melanomës
Suksesi me një vaksinë të personalizuar kundër kancerit të projektuar për të mbajtur larg melanomën hap një rrugë të re trajtimi që mjekët shpresojnë se do......
Rusët tërheqin miliarda nga bankat - Shtohet frika se Kremlini do të sekuestrojë kursimet për luftë
Rusët tërhoqën rreth 24.4 miliardë euro nga sistemi bankar i vendit në shtatë muajt e parë të këtij viti. Sulmet me dronë ukrainasë ndaj rafinerive të naftës......
Si ndikon kompensimi i TVSH-së tek fermerët? - Guri: Rritet formalizimi, më shumë gjurmueshmëri për produktet
Afro 15 milionë euro në total pritet të shpërndahen për fermerët në formën e kompensimit të TVSH-së me 10 për qind për faturat e shitjes së produkteve......
Inflacioni 3.4% në korrik/ Ushqimet dhe argëtimi shtyjnë çmimet lart
Çmimet e konsumit shënuan një rritje vjetore prej 3.4% në korrik 2026, ndërsa krahasuar me qershorin ato u ulën me 0.1%. Ushqimet vijojnë të kenë peshën......
Varfëria energjetike, jo vetëm kompensim financiar - Mbështetje për banesat, Sauku: Investime që ulin koston dhe rrisin cilësinë e jetës
Termoizolim i banesave, zëvendësim i dyerve dhe dritareve, pajisje me eficiencë energjie apo sisteme më eficiente ngrohjeje. Këto janë disa nga ndërhyrjet që......

