BSH: Rritje e pagesave elektronike në 6-mujorin e parë të 2025 - Pagesat me kartë u rritën 30%, zënë 67% të totalit të pagesave
Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke reflektuar zhvillimin e teknologjisë financiare dhe rritjen e besimit ndaj shërbimeve digjitale.
Sipas BSH-së, gjatë periudhës janar–qershor 2025, numri total i pagesave përmes sistemit bankar arriti në 27.9 milionë, një rritje prej 24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vlera totale e pagesave kap shifrën e 3.475 miliardë lekëve, me një rritje prej 13% në terma vjetorë.
Ndërkohë kartat bankare kanë qenë një tjetër instrument shumë i përdorur në këtë periudhë.
“Pagesat me kartë janë rritur me 30%, duke zënë 67% të totalit të pagesave, çka tregon adoptimin gjithnjë e më të gjerë të këtij instrumenti në jetën e përditshme. Ndërkohë, transfertat e kreditit online kanë shënuar rritje me 23%, dhe tani përbëjnë 19% të totalit të pagesave”, njofton BSH-ja.
Referuar statistikave, numri i kartave të debitit dhe kreditit në qarkullim ka arritur në 1.572 milionë, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.1%.
Këto shifra tregojnë qartë zhvendosjen drejt një ekonomie gjithnjë e më digjitale dhe moderne, me qytetarë që po përqafojnë më shumë komoditetin dhe sigurinë që ofrojnë pagesat elektronike. Banka e Shqipërisë vijon të mbështesë këtë zhvillim përmes reformave dhe rregulloreve që rrisin aksesin, transparencën dhe sigurinë në tregun financiar.

Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë/ Nga janari në fund të korrikut janë dyfishuar vizitorët
Në periudhën janar– korrik 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 6.5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të......

Rritje e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve të reja në Shqipëri/ Korriku 2025 shënon kulmin me mbi 10 mijë automjete
Shqipëria ka arritur një numër të lartë mjetesh të regjistruara për here të parë gjatë shtatëmujorit të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë......

Bashkitë mbledhin 227 milionë euro - Më pak të ardhura në 7 mujor, rritje e lartë në një dekadë
61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 22,7 miliardë lekë apo 227 milionë euro në 7 muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në......

Pushimet sollën “boom” sigurimi me Karton Jeshil - AMF: Rritje me 13% e primeve nga udhëtimet me makinë jashtë
Gjatë muajve të verës, janë të shumtë shqiptarët që zgjedhin t'i kalojnë pushimet e tyre jashtë vendit. Sidomos në shtetet fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia e......

Teknologjia në shërbim të mësimit modern - Ministria e Arsimit kërkon që shkollat të përdorin laboratorët “smart”
Shkollat e arsimit bazë në vend po përfshihen gjithnjë e më shumë në procesin e digjitalizimit të mësimdhënies. Ministria e Arsimit në udhëzimin e publikuar......

“Masa për mbrojtjen e punëtorëve nga nxehtësia ekstreme” - OKB kërkon hapa konkretë për të përmirësuar kushtet e punës
Qeveritë dhe punëdhënësit duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve që po përballen gjithnjë e më shumë me nxehtësinë......

Greqia, 6 mld euro suficit nga sektori i udhëtimeve - Shpenzimet e turistëve u rritën me 24% në gjysmën e parë të 2025
Sektori i udhëtimeve në Greqi regjistroi një suficit prej 6 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2025, një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën......

Më shumë amerikanë po zgjedhin Kanadanë - Politikat e Trump i shtyjnë shtetasit të kërkojnë azil në vendin fqinj
Më shumë qytetarë amerikanë aplikuan për status refugjati në Kanada në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa gjatë gjithë vitit të kaluar, dhe më shumë se në çdo......