Teknologjia në shërbim të mësimit modern - Ministria e Arsimit kërkon që shkollat të përdorin laboratorët “smart”
Shkollat e arsimit bazë në vend po përfshihen gjithnjë e më shumë në procesin e digjitalizimit të mësimdhënies. Ministria e Arsimit në udhëzimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, ka vendosur që laboratorët smart, të instaluar në institucionet arsimore, të përdoren gjerësisht në funksion të përmirësimit të cilësisë së mësimit.
Përdorimi i tyre do të fokusohet fillimisht në lëndën Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, që nga klasa e parë deri në të nëntën, me orë të planifikuara sipas një kalendari të detajuar nga drejtoria e shkollës.
Por laboratorët nuk do të kufizohen vetëm në TIK. Ata do të jenë në dispozicion edhe për lëndë të tjera si shkencat natyrore, matematika, gjuhët e huaja, si dhe për projekte ndërdisiplinore, duke nxitur të mësuarit përmes eksperiencave vizuale, simulimeve dhe mjeteve digjitale. Kjo do të ndihmojë nxënësit të kuptojnë më mirë koncepte abstrakte dhe të zhvillojnë mendimin kritik dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.
Mësuesit e TIK do të kenë rol mbështetës për kolegët e tyre, në mënyrë që të sigurohet përdorimi i duhur dhe efikas i teknologjisë në të gjitha fushat e mësimdhënies. Nga ana tjetër, Zyrat Vendore dhe Drejtoritë Rajonale të Arsimit do të monitorojnë në mënyrë periodike përdorimin dhe mirëmbajtjen e laboratorëve, si dhe do të kërkojnë raportime katërmujore nga drejtuesit e shkollave.
Ky hap i ri drejt digjitalizimit synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të mësimit, por edhe afrimin e sistemit arsimor shqiptar me standardet bashkëkohore europiane.

“Masa për mbrojtjen e punëtorëve nga nxehtësia ekstreme” - OKB kërkon hapa konkretë për të përmirësuar kushtet e punës
Qeveritë dhe punëdhënësit duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve që po përballen gjithnjë e më shumë me nxehtësinë......

Greqia, 6 mld euro suficit nga sektori i udhëtimeve - Shpenzimet e turistëve u rritën me 24% në gjysmën e parë të 2025
Sektori i udhëtimeve në Greqi regjistroi një suficit prej 6 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2025, një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën......

Më shumë amerikanë po zgjedhin Kanadanë - Politikat e Trump i shtyjnë shtetasit të kërkojnë azil në vendin fqinj
Më shumë qytetarë amerikanë aplikuan për status refugjati në Kanada në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa gjatë gjithë vitit të kaluar, dhe më shumë se në çdo......

Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, furnizimi normal - “Sektori energjetik përmirësoi treguesit, janë ulur humbjet në rrjet”
Kërkesa për energji është në nivelet më të larta historike. Por edhe pse me një rritje të lartë të konsumit kompanitë publike të energjisë ja kanë dalë të......

Kryeadministratorja e AAPSK në Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” në Vlorë: Më shumë nisma për ripërdorimin social të pasurive të sekuestruara
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, zhvilloi ditën e sotme një vizitë......

Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës, me ritëm të lartë rritje - BSH: “Kapërcyen” vendet partnere tregtare të rajonit në tremujorin e parë
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë rajonin për sa i përket rritjes së tyre ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht......

Energjia në zonat turistike - Linjë e re në Orikum, OSSH: E nevojshme për shkak të zhvillimeve urbane
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin me fond limit prej 159,7 milionë lekë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm 20 kV dhe......

Rreth 6.5 milionë të huaj kanë hyrë në vend për 7 muaj/ Rriten vizitat për qëllime biznesi dhe fetare gjatë Korrikut
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se përgjatë muajit korrik kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2.6......