Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2025, 10:58

Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë/ Nga janari në fund të korrikut janë dyfishuar vizitorët

Nga Eldiona Serani

Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë/ Nga

Në periudhën janar– korrik 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 6.5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 kur numëroheshin 6.3 milionë hyrje.

Sipas të dhënave të përpunuara nga INSTAT, pjesën dërrmuese të hyrjeve e përbën Europa, me mbi 6.2 milionë vizitorë, nga të cilët më të shumtët janë nga Evropa Jugore (mbi 4.6 milionë).

Megjithatë, ajo që bie në sy është rritja e ndjeshme e numrit të shtetasve afrikanë. Në shtatëmujorin e parë të vitit 2025 hynë 24,681 afrikanë, krahasuar me vetëm 15,489 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, një rritje me rreth 60%.

Përveç Afrikës, janë rritur edhe hyrjet nga Amerika (193,364 nga 170,932) dhe Azia e Jugut (25,976 nga 15,324).

 Pra, ndërkohë që Evropa mbetet burimi kryesor i vizitorëve, rritja e hyrjeve nga Afrika tregon një diversifikim të fluksit të të huajve që zgjedhin Shqipërinë, duke reflektuar ndikimin e faktorëve turistikë dhe ndoshta edhe atyre migratorë.

Një element tjetër interesant është rritja e qëndrueshme e vizitorëve nga Evropa Perëndimore, të cilët gjatë këtij shtatëmujori arritën mbi 652 mijë hyrje, nga 513 mijë që ishin vitin e kaluar, çka tregon një interes në rritje të turistëve nga vende me fuqi të lartë blerëse për Shqipërinë si destinacion pushimesh.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat