Rajoni Postuar më 23 Gusht 2025, 10:35

Greqia, 6 mld euro suficit nga sektori i udhëtimeve - Shpenzimet e turistëve u rritën me 24% në gjysmën e parë të 2025

Nga Kristi Ceta

Greqia, 6 mld euro suficit nga sektori i udhëtimeve - Shpenzimet e

Sektori i udhëtimeve në Greqi regjistroi një suficit prej 6 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2025, një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të Bankës së Greqisë.

Gjatë periudhës janar-qershor, të ardhurat nga turizmi u shtuan me 11% duke arritur në 7.6 miliardë euro, të nxitura nga një rritje prej 24% në shpenzimet e udhëtarëve dhe një rritje prej 10.1% në shpenzimet mesatare për çdo qëndrim me një natë.

Turizmi përbën më shumë se një të katërtën e prodhimit ekonomik të Greqisë, ndaj të dhënat mbi shpenzimet e vizitorëve janë veçanërisht të rëndësishme.

Gjatë kësaj periudhe, të ardhurat nga vizitorët e vendeve anëtare të BE-së u rritën me 8.5%, duke arritur në 4.1 miliardë euro, ndërsa fitimet nga shtetet jashtë bllokut u zgjeruan me 13.7%, në 3.2 miliardë euro. Kontributet kryesore erdhën nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Të ardhurat nga Mbretëria e Bashkuar, një vend joanëtar i BE-së, u rritën me 7.3% në 1.2 miliardë euro, ndërsa ato nga Shtetet e Bashkuara u zgjeruan me 29.4%, në 704.3 milionë euro.

Në gjysmën e parë të 2025, numri i vizitorëve që hynë në Greqi u shtua me 0.6%, duke arritur në 11.7 milionë, pothuajse në të njëjtin nivel si në vitin 2024.

Ndërkohë që trafiku ajror u rrit me 4.9%, numri i udhëtarëve që hynë përmes pikave kufitare rrugore ra me 13.1%, sipas Bankës së Greqisë.

 

Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat