Amerika Postuar më 23 Gusht 2025, 10:31

Më shumë amerikanë po zgjedhin Kanadanë - Politikat e Trump i shtyjnë shtetasit të kërkojnë azil në vendin fqinj

Nga Kristi Ceta

Më shumë amerikanë po zgjedhin Kanadanë - Politikat e Trump

Më shumë qytetarë amerikanë aplikuan për status refugjati në Kanada në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa gjatë gjithë vitit të kaluar, dhe më shumë se në çdo vit të plotë që nga 2019. Të dhënat janë publikuar nga Bordi Kanadez për Imigracionin dhe Refugjatët.

Megjithëse numri i tyre është i vogël në krahasim me totalin, 245 nga rreth 55,000 kërkesa, Kanadaja tradicionalisht ka një normë të ulët pranimi të kërkesave për azil nga SHBA. Azilkërkuesit nga vende të tjera që kalojnë kufirin tokësor nga Shtetet e Bashkuara në Kanada kthehen mbrapsht, bazuar në një marrëveshje dypalëshe, sipas së cilës, ata duhet të aplikojnë në vendin e parë të sigurt ku mbërrijnë.

Vitin e kaluar, 204 persona paraqitën kërkesë për azil në Kanada, duke deklaruar se ndiheshin të persekutuar nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, pati gjithashtu rritje të këtyre kërkesave. Të dhënat nuk tregojnë arsyet specifike, por shumë avokatë thonë se personat transgjinorë amerikanë duan të largohen nga SHBA.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Gjykata e Lartë e SHBA-së kanë kufizuar të drejtat e personave transgjinorë, duke vendosur kufizime për qasjen në ndryshimet gjinore, si dhe për pjesëmarrjen në ushtri dhe përfshirjen në disa aktivitete sportive.

Për të fituar azil, aplikantët duhet të bindin Bordin Kanadez të Imigracionit dhe Refugjatëve se nuk ka asnjë vend të sigurt për ta në Shtetet e Bashkuara.

Së fundmi, Bordi ka shtuar dokumente nga organizata si Human Rights Watch që analizojnë trajtimin e komunitetit LGBTQ në SHBA, si pjesë e dosjes së dokumentacionit kombëtar që përshkruan kushtet në vende të ndryshme.

Një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA tha se njerëzit që kërkojnë status refugjati në Kanada po krijojnë hapësirë për individë “që përballen me frikë dhe persekutim të vërtetë.”



Shqipëria 22 Gusht Edel Strazimiri

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë tërë kësaj periudhe teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.9 lekë dhe është......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat