Trump: Do të vendos brenda dy javësh për fundin e luftës - “Putini e Zelensky si “vaji dhe uthulla”, dyshim për takimin trepalësh
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të vendosë për pozicionin e tij sa i përket luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës në dy javët e ardhshme dhe sërish paralajmëroi se mund të vendosë sanksione kundër Rusisë. Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale më 22 gusht, ai tha se dëshiron të shohë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohen fillimisht.
“Do të marr vendim se çfarë do të bëjmë dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm”, tha Trump. “Ose do të jenë sanksione masive, tarifa masive ose të dyja. Ose s’do të bëj asgjë dhe do t’iu them: ‘Kjo është lufta e juaj’”.
Trump më herët ka sugjeruar se Shtëpia e Bardhë po punon për të ndërmjetësuar një takim mes Putinit dhe Zelenskyt për të diskutuar për përfundimin e luftës dhe se një takim trepalësh do të përfshinte dy udhëheqësit dhe Trumpi që do t’i bashkohej më vonë takimit.
Më herët, më 22 gusht, Trump tha se Putini dhe Zelensky ishin si “vaji dhe uthulla” dhe nuk ishte e qartë nëse do të zhvillohej një takim trepalësh.
Trump gjithashtu tha se ishte “i pakënaqur” për një sulm rus të kryer nga Rusia më 21 gusht ndaj një fabrike, në pronësi amerikane, në Ukrainë. Disa punëtorë u plagosën në sulmin ndaj fabrikës, që është një nga investimet më të mëdha amerikane në Ukrainë.
Më herët gjatë kësaj jave pas takimit me Zelenskyn dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se kishte nisur aranzhimet për një takim Putin-Zelensky pas një bisede telefonike që zhvilloi me udhëheqësin rus.

Pastrimi i maleve, Rama ftesë qytetarëve - “Mesazh kuptimplotë për kujdesin e ndaj natyrës së përbashkët”
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook ka ftuar qytetatrët që në 26 gusht të bëhen pjesë e nismës “Male të Pastra”, një aksion pastrimi......

Punonjësit e tenderëve, certifikim të detyrueshëm - APP: Synohet rritja e profesionalizmit dhe transparencës në menaxhimin e fondeve publike
Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në......

MF: Investoni në tituj qeveritarë. Është koha e duhur! - “Investimi në bono e obligacione rrit vlerën e kursimeve tuaja”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka nxitur qytetarët dhe investitorët të blejnë titujt qeveritarë si një mundësi për të shtuar vlerën e kursimeve të tyre.......

Reforma në ujësjellës, në fazë konsolidimi - ERRU: Shoqëritë rajonale, sfida të trashëguara. Ka përmirësime në menaxhimin e të ardhurave
Reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, e nisur nga qeveria në maj 2022, ka hyrë tashmë në një fazë konsolidimi, duke dhënë rezultatet e para......

BSH: Rritje e pagesave elektronike në 6-mujorin e parë të 2025 - Pagesat me kartë u rritën 30%, zënë 67% të totalit të pagesave
Banka e Shqipërisë bën të ditur se përdorimi i pagesave elektronike nga qytetarët dhe bizneset ka shënuar një rritje të vazhdueshme gjatë gjashtëmujorit të......

Shqipëria destinacioni i ri për turistët afrikanë/ Nga janari në fund të korrikut janë dyfishuar vizitorët
Në periudhën janar– korrik 2025, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 6.5 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të......

Rritje e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve të reja në Shqipëri/ Korriku 2025 shënon kulmin me mbi 10 mijë automjete
Shqipëria ka arritur një numër të lartë mjetesh të regjistruara për here të parë gjatë shtatëmujorit të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë......

Bashkitë mbledhin 227 milionë euro - Më pak të ardhura në 7 mujor, rritje e lartë në një dekadë
61 bashkitë në vend kanë mbledhur afro 22,7 miliardë lekë apo 227 milionë euro në 7 muajt e parë të vitit. Të dhënat zyrtare të financave tregojnë se në......