Shqipëria Postuar më 23 Gusht 2025, 10:52

Rritje e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve të reja në Shqipëri/ Korriku 2025 shënon kulmin me mbi 10 mijë automjete

Nga Eldiona Serani

Rritje e ndjeshme e regjistrimeve të mjeteve të reja në

Shqipëria ka arritur një numër të lartë mjetesh të regjistruara për here të parë gjatë shtatëmujorit të vitit 2025. Sipas të dhënave zyrtare, në total janë regjistruar 57,486 mjete, prej të cilave 46,966 janë autovetura, duke treguar se automjetet private mbeten mjeti kryesor i transportit në vend.

Vetëm gjatë muajit korrik 2025 u regjistruan për herë të parë 10,027 mjete, shifra më e lartë krahasuar me muajt e mëparshëm. Tirana kryeson bindshëm me 24,347 regjistrime, ndjekur nga Durrësi me 8,882 dhe Fieri me 4,814.

Nga ana e llojeve, 81.7% e mjeteve janë autovetura, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes motorëve, kamionëve, traktorëve bujqësorë dhe mjeteve të tjera. Për sa i përket pronësisë, 76.9% e regjistrimeve janë bërë nga individë, ndërsa 23.1% nga subjekte juridike.

Në tregun e markave, Mercedes-Benz zë kryesimin me 26.4% të regjistrimeve, pasuar nga BMW, Volkswagen, Audi dhe prodhues të tjerë të njohur. Sa i përket vjetërsisë së automjeteve, 54.6% janë 8–15 vjet të vjetra, ndërsa vetëm 14.8% janë të prodhuara gjatë 0–4 viteve të fundit.

Importi i automjeteve mbetet i lartë, duke kryesuar Koreja e Jugut nga ku në total janë importuar rreth 12 mijë  automjete. Nderkohe pas Koresë renditen shtete të tjera si Italia dhe Gjermania me respektivisht 9151 dhe 8841 automjete. Gjithashtu nuk mugojnë automjete as nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

Këto të dhëna tregojnë një rritje të qëndrueshme të interesit për automjete në vend, por edhe një varësi të lartë nga importet, kryesisht të makinave të vjetra ose të përdorura.



Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat