“Masa për mbrojtjen e punëtorëve nga nxehtësia ekstreme” - OKB kërkon hapa konkretë për të përmirësuar kushtet e punës
Qeveritë dhe punëdhënësit duhet të ndërmarrin veprime urgjente për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve që po përballen gjithnjë e më shumë me nxehtësinë ekstreme, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e nxehtësisë më të shpeshta dhe më intensive, ndërsa punëtorët në mbarë botën po përjetojnë tashmë ndikimet shëndetësore, thuhet në raport. Të dhënat tregojnë se produktiviteti i punëtorëve ulet me 2-3% për çdo gradë mbi 20°C, ndërsa gjysma e popullsisë së botës po vuan nga pasojat e temperaturave të larta.
Rreziqet për shëndetin përfshijnë goditjen nga nxehtësia, dehidratimin, funksionimin jo të mirë të veshkave dhe çrregullime neurologjike, thanë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Organizata Meteorologjike Botërore. Punëtorët që punojnë në sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe peshkimi, si dhe grupet e ndjeshme si fëmijët apo të moshuarit në vendet në zhvillim, janë veçanërisht të rrezikuar.
"Mbështetja e punëtorëve nga nxehtësia ekstreme nuk është vetëm një domosdoshmëri shëndetësore, por edhe ekonomike," thanë burime nga Organizata Meteorologjike Botërore.
Për këtë arsye, agjencitë kërkuan plane veprimi ndaj nxehtësisë për rajonet dhe industritë, të zhvilluara së bashku me punëtorët, punëdhënësit, sindikatat dhe ekspertët e shëndetit publik. Sindikatat në disa vende kanë kërkuar përcaktimin e temperaturave maksimale ligjore të punës, që sipas agjencive është një opsion, por që do të ndryshojë nga vendi në vend në varësi të kontekstit.
Gjithashtu, u kërkua edukim më i mirë për punonjësit e shëndetit dhe personelin e emergjencës, pasi stresi nga nxehtësia shpesh diagnostikohet gabim.
Organizata Ndërkombëtare e Punës ka gjetur së fundmi se më shumë se 2.4 miliardë punëtorë në botë janë të ekspozuar ndaj nxehtësisë së tepërt, duke shkaktuar më shumë se 22.85 milionë dëmtime në punë çdo vit.

Greqia, 6 mld euro suficit nga sektori i udhëtimeve - Shpenzimet e turistëve u rritën me 24% në gjysmën e parë të 2025
Sektori i udhëtimeve në Greqi regjistroi një suficit prej 6 miliardë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2025, një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën......

Më shumë amerikanë po zgjedhin Kanadanë - Politikat e Trump i shtyjnë shtetasit të kërkojnë azil në vendin fqinj
Më shumë qytetarë amerikanë aplikuan për status refugjati në Kanada në gjysmën e parë të vitit 2025 sesa gjatë gjithë vitit të kaluar, dhe më shumë se në çdo......

Balluku: Përballuam kërkesën e lartë për energji, furnizimi normal - “Sektori energjetik përmirësoi treguesit, janë ulur humbjet në rrjet”
Kërkesa për energji është në nivelet më të larta historike. Por edhe pse me një rritje të lartë të konsumit kompanitë publike të energjisë ja kanë dalë të......

Kryeadministratorja e AAPSK në Qendrën Psiko-Sociale “Vatra” në Vlorë: Më shumë nisma për ripërdorimin social të pasurive të sekuestruara
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, zhvilloi ditën e sotme një vizitë......

Ekonomia e Shqipërisë dhe Kosovës, me ritëm të lartë rritje - BSH: “Kapërcyen” vendet partnere tregtare të rajonit në tremujorin e parë
Shqipëria dhe Kosova kryesojnë rajonin për sa i përket rritjes së tyre ekonomike në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, pavarësisht......

Energjia në zonat turistike - Linjë e re në Orikum, OSSH: E nevojshme për shkak të zhvillimeve urbane
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin me fond limit prej 159,7 milionë lekë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të mesëm 20 kV dhe......

Rreth 6.5 milionë të huaj kanë hyrë në vend për 7 muaj/ Rriten vizitat për qëllime biznesi dhe fetare gjatë Korrikut
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, rezulton se përgjatë muajit korrik kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 2.6......

Shqiptarët paguan 482 milionë euro për 7 muaj - 3-fishohen të ardhurat nga tatimi i pagave
Qytetarët shqiptarë paguajnë një vlerë të konsiderueshme në formën e tatimit që u mbahet nga pagat apo nga transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar......