Rajoni Postuar më 10 Maj 2025, 12:47

Maqedonia e Veriut, ligj për forcimin e sistemit bankar

Nga SCAN TV

Maqedonia e Veriut, ligj për forcimin e sistemit bankar

“Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave”, kjo është nisma më e fundit ligjore që është ndarmarrë në Maqdoninë e Veriut, me të cilin synohet rritja e besimit tek sistemi financiar. Ministria maqedone e Financave ka bërë të ditur se “Ligji i Zgjidhjes së Problemeve të Bankave” është hap i rëndësishëm në këtë segment, me të cilin krijohet një kornizë e re rregullatore që do ta mundësojë ndërhyrjen në kohë në institucionet kreditore lidhur me problemet e tyre, si dhe krijimin e parakushteve për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe besueshmërinë e publikut në sektorin banker. Sipas autoriteteve ligji shmang ndikimin e theksuar negativ mbi sistemin financiar, duke siguruar vazhdimësinë e funksioneve kryesore të bankave dhe mbrojtjen e depozitave dhe klientëve.

Zbatimi i ligjit pritet të nisë në tremujorin e fundit të këtij viti. Në të  përcaktohen rregulla, procedura dhe instrumente për zgjidhjen e problemeve të bankave, i jepen më shumë kompetenca të Bankës Popullore si organ për zgjidhjen e problemeve bankare.

Sipas Ministrisë së Financave me krijimin edhe të Fondit të Zgjidhjes së Problemeve të Bankave, Banka Popullore, ndryshe banka qëndrore maqedone do të jetë përgjegjëse për menaxhimin e procedurave dhe vlerave monetare në rastet e problemeve financiare.

Ligji nënkupton edhe harmonizimin me standardet evropiane, si një hap i rëndësishëm në mbikqyrjen e tregut financiar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat