Konflikti Indi-Pakistan, G7 bën thirrje për dialog - SHBA fillon “bisedimet konstruktive” me palët
Grupi i shtatë ekonomive kryesore (G7) kërkoi që India dhe Pakistani të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë, ndërsa armiqësitë rriten midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore. Qeveria amerikane tha gjithashtu se ka ofruar ndihmën e saj për fillimin e "bisedimeve konstruktive".
Fuqitë botërore kanë ngritur alarmin në lidhje me përshkallëzimin e fundit të rivalitetit dhjetëvjeçar Indi-Pakistan. India goditi shtetin fqinj me sulme ajrore dhe raketa të mërkurën dhe që atëherë të dyja vendet kanë shkëmbyer goditje çdo ditë, duke shkaktuar dhjetëra viktima.
Midis fuqive të G7, SHBA ka zhvilluar bisedime të rregullta me të dyja palët në ditët e fundit dhe i ka nxitur vendet të ulin tensionet.
Pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Shefit të Ushtrisë së Pakistanit, Departamenti i Shtetit tha se Rubio ofroi ndihmën e SHBA-së "në fillimin e bisedimeve konstruktive me qëllim shmangien e konflikteve të ardhshme".
Rubio ka zhvilluar gjithashtu telefonata të rregullta me kryeministrin e Pakistanit Shehbaz Sharif që nga fundi i prillit.
Në vitet e fundit, India është parë si një partner i rëndësishëm nga fuqitë perëndimore dhe si një kundërpeshë ndaj ndikimit në rritje të Kinës. Pakistani është një aleat i SHBA-së, megjithëse rëndësia e tij është zvogëluar që nga tërheqja e Uashingtonit në vitin 2021 nga Afganistani fqinj.
Në një deklaratë, ministrat e jashtëm të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, SHBA-së, Britanisë dhe Bashkimit Evropian thanë se "dënojnë me forcë" sulmin militant islamist më 22 prill, në të cilin u vranë 26 persona në Kashmirin e administruar nga India. India fajësoi Pakistanin, që mohoi akuzat dhe bëri thirrje për një hetim neutral.
"Ne bëjmë thirrje për të ulur tensionet dhe i inkurajojmë të dyja palët të angazhohen në dialog të drejtpërdrejtë drejt një rezultati paqësor", thuhet në deklaratën e G7.
Sondazh

Presidenti i KE Antonio Costa tur vizitash në rajon - Në agjendë Prishtina, Beogradi, Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, do të vizitojë Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme mes datave 12 dhe 16 maj, ku do të takohet me......

Lufta për klikimet: Chrome “rimerr fronin” nga Safari - Përdoruesit shqiptarë me preferencë të qartë për shfletuesit e internetit
Përdoruesit shqiptarë vazhdojnë të tregojnë preferenca të qarta në zgjedhjen e shfletuesve të internetit, me ndryshime të ndjeshme në tendencat gjatë vitit......

Britania dhe India nënshkruajnë marrëveshje tregtare - Pakti synon uljen e tarifave për uiskin, produktet mjekësore dhe kozmetike
Mbretëria e Bashkuar dhe India kanë rënë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë të bllokuar prej kohësh, që do të ulë tarifat për uiskin skocez dhe......

BE “përdor” Rusinë për të ndihmuar Ukrainën - 1.9 miliardë euro ndihmë ushtarake nga asetet e ngrira ruse
Bashkimi Evropian ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake prej 1.9 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përdorur të ardhurat e gjeneruara nga asetet e ngrira......

3,713,761 shqiptarë drejt kutive të votimit - Zgjedhjet / Qendrat hapen në orën 7:00, 114,642 qytetarë votojnë për herë të parë
3,713,761 shqiptarë do të kenë të drejtën t’iu drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, 114,642 prej të cilëve do të votojnë për......

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje - Masat administrative, Kodi Zgjedhor: 500 mijë lekë për partitë, 2 mln lekë për mediat
Pas përmbylljes së fushatës elektorale, Shqipëria ka hyrë në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën e 11 majit qytetarët do t’i drejtohen qendrave të votimit......

Frenohen depozitat në Euro - Ranë me 0.4% gjatë tremujorit të parë të 2025
Tremujori i parë i vitit ka sjellë një frenim të rritjes së depozitave bankare në Euro. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars......

Aktivet e bankave, sa 93.2% e ekonomisë - BSH: Sektori jobankar vijon të zërë një hapësirë të vogël në sistemin financiar
Në gjysmën e dytë të vitit 2024, sistemi financiar shqiptar ka shënuar një zhvillim të qëndrueshëm, me një rritje të aktiveve të tij në raport me Prodhimin e......