Shqipëria Postuar më 10 Maj 2025, 12:50

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve - Ministritë, jo më autoritete kontraktore. S’ka pikë bonus për propozimet e pakërkuara

Nga Ola Mitre

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve - Ministritë, jo më

Ministritë e linjës nuk mund të jenë më autoritete kontraktore në një koncesion apo partenritet publik privat. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Invoacionit ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj tërësisht të ri “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që parashikon disa shtesa apo ndryshime nga ligji aktual.  Sipas draftit do të jenë institucionet kushtetuese, institucionet e pavarura, institucionet e tjera qendrore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendor apo çdo ent  i themeluar për të ndjekur një interes të përgjithshëm dhe me karakter joekonomik apo tregtar. Ndërkohë që, ligji aktual përcakton si Autoritetet kontraktuese ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Një ndryshim tjetër lidhet me propozimet e pakërkuara, ku sipas ligjit aktual kompani private propozuede shpërblehet me deri në 10% bonus të pikëve totale të garës, gjatë procedurës konkurruese. Darfti i nxjerrë për konsultim nuk e ka këtë parashikim, ndërsa specifikon se nuk do të pranohen propozimet e pakërkuara, të shoqëruara me studim në formë minimale.

Gjithahstu, parashikohen ndryshime mbi zhvillimin e studimit të fizibilitetit, duke hequr ndër të tjera kufizimin prej 60 ditësh nga krijimi i komisionit i dhënies së koncesionit/PPP-së që ka ligji aktual.  Po ashtu, përcaktohet se do të ketë një kufi monetar të vlerës së koncesionit. Ky kufi do caktohet me vendim qeverie.

Ligji i ri përfshin një nen të dedikuar parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, ndërsa sjell përcaktime të reja në lidhje me konfiedencialitetin, një klauozlë që shpesh përdoret për të mos bërë publike të dhënat e kontratave koncesionare. Sipas propozimeve të reja, operatori ekonomik nuk mund të klasifikojë si konfidencial: çmimin e ofertës, listën e çmimeve, katalogun, informacionin lidhur me kriteret e përzgjedhjes së ofertës, dokumentet publike, fragmente nga regjistrat publikë, etj.

Një tjetër risi është edhe ngritja e Njësisë së Zbatimit të Kontratës, që do të jetë njësi e përhershme e ngritur brenda autoritetit kontraktues, përgjegjëse për menaxhimin e kontratës së koncesionit/partneritetit publik privat.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat